Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Angelina Jolie thyen heshtjen pas më shumë se 10 vitesh për mastektominë 17/12/2025
Callum Turner i vendos kushte Hollywood-it dhe arsyeja është Dua! 17/12/2025
Unaza që “nuk e pa dritën e diellit”: Georgina flet pa filtra për propozimin: Ishte më e pakta që… 17/12/2025
Surprizë! Rozën dhe Ritën tani do t’i shohim në një projekt bashkë 17/12/2025
“Do t’i thyej derën”, Fifi foli (sërish) për Flori Mumajesin! 17/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Flet kushëriri i Kristit që humbi jetën në Lungomare: Jua tregoj unë çfarë na ndodhi atë natë

07/12/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Flet kushëriri i Kristit që humbi jetën në Lungomare: Jua tregoj unë çfarë na ndodhi atë natë

Petraq Beja, i cili prej disa ditësh qëndron në një karrige me rrota, me dorën të thyer dhe dëmtime të tjera në trup në spitalin e Vlorës, dje rrëfeu për herë të parë se si ndodhi aksidenti ku humbi jetën kushëriri i tij 17-vjeçar, Kristi Panajoti. Njëmbëdhjetë ditë pas aksidentit që ndodhi në aksin Vlorë-Uji i Ftohtë, 21-vjeçari tha se ndjen dhimbje të madhe për vdekjen e të afërmit të tij. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Petraq Beja që i mbijetoi aksidentit tragjik tregoi me detaje se çfarë ndodhi mesnatën e së dielës (më 17 nëntor) dhe në ditët në vijim. Gjithashtu, i riu rrëfeu edhe momentin kur efektivi i policisë i bëri presion që ai të thoshte se kishte probleme me shikimin. Kjo për të devijuar hetimin, se shkaku i aksidentit ka qenë shikimi i dobët i drejtuesit të mjetit dhe jo mungesa e sinjalistikës rrugore në vendin e ngjarjes.





Çfarë ndodhi atë natë? Isha duke udhëtuar me kushëririn tim, po bënim xhiro përpara se të shkonim në shtëpi. Vazhduam deri te “Luani” (vend në zonën e Ujit të Ftohtë). Ishte një gropë e madhe, ndërsa unë humba ndjenjat. Në momentin që u përmenda preka Kristin, por ai nuk lëvizi. U përpoqa që ai të përmendej, por ishte e kotë. Erdhën disa djem që të më ndihmonin të dilja nga baxhaja e makinës, por u thashë që të shikonin kushëririn më parë sesa mua. Ndjeja dhimbje shumë të fortë në krah dhe në mes. Më pas nuk mbaj mend gjë.

Para se të ndodhte aksidenti, ku keni qenë?


Kemi qenë në një lokal pranë një karburanti ku kemi qëndruar me shokët.

Keni pirë ndonjë pije ose drogë? Absolutisht asgjë! Mund të vërtetohet një gjë e tillë nëpërmjet analizave.

Çfarë bëtë pasi dolët nga lokali? Duke ikur, Kristi bëri dhe një foto, të cilën e hodhi në “SnapChat”, 5 minuta përpara se të binim në gropë. Këtë foto do e mbaj përgjithmonë.

Si ratë në gropë? Kur po udhëtonim me makinë, nuk pamë asgjë, asnjë sinjalistikë, dhe ramë direkt në gropë.

Me çfarë shpejtësie po udhëtonit? Duhet të kem qenë me rreth 60 kilometra në orë…

Kur e more vesh për humbjen e Kristit? Pyesja çdo ditë se si është ai. Nuk doja të dija për veten sa për të… Më erdhi gjyshja, që është infermiere, disa ditë pas aksidentit dhe më tha se çfarë kishte ndodhur. Nuk e besoja, as sot nuk e besoj. Kemi qenë si vëllezër me Kristin, kudo ishim bashkë, si në Vlorë, Himarë apo në vende të tjera. Unë ende s’e besoj që ai ka vdekur.

Si është puna e efektivit të policisë që ju kërkoi të pranonit se kishit probleme me shikimin? Isha me mamanë dhe dentisten, pasi në aksident më janë thyer disa dhëmbë, kur erdhi polici. Ai pyeti mamanë: “Keni dhe shumë punë?” Mamaja iu përgjigj se “nuk kemi dhe shumë”. Ndërkohë, ai tha: “Dilni pak se do flas me djalin”. Kur hyri brenda, pasi foli dhe më pyeti për aksidentin, efektivi i policisë më tha: “Ke problem me sytë?” Ndërkohë unë iu përgjigja se nuk kisha asnjë problem. “Ke, ke” – më tha polici. “Po meqë thua ti, kam. Nëse do e them të të bëj qejfin ty, por unë nuk kam asnjë problem”, i thashë. Ndërkaq, ai më tha: “O djalë, thuaj ke dhe e mbyllim këtu këtë muhabet”. Pasi doli polici, njoftova familjen, ndërsa ata organet përkatëse.

Si është gjendja jote shëndetësore tani? Kam dhimbje, por e vetmja gjë që më dhemb më shumë është humbja e Kristit, nuk e besoj ende…/BalkanWeb

Tags: aksidentvlore
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Angelina Jolie thyen heshtjen pas më shumë se 10 vitesh për mastektominë
Breaking News

Angelina Jolie thyen heshtjen pas më shumë se 10 vitesh për mastektominë

17/12/2025
Callum Turner i vendos kushte Hollywood-it dhe arsyeja është Dua!
Breaking News

Callum Turner i vendos kushte Hollywood-it dhe arsyeja është Dua!

17/12/2025
Unaza që “nuk e pa dritën e diellit”: Georgina flet pa filtra për propozimin: Ishte më e pakta që…
Breaking News

Unaza që “nuk e pa dritën e diellit”: Georgina flet pa filtra për propozimin: Ishte më e pakta që…

17/12/2025
Surprizë! Rozën dhe Ritën tani do t’i shohim në një projekt bashkë
Breaking News

Surprizë! Rozën dhe Ritën tani do t’i shohim në një projekt bashkë

17/12/2025
“Do t’i thyej derën”, Fifi foli (sërish) për Flori Mumajesin!
Breaking News

“Do t’i thyej derën”, Fifi foli (sërish) për Flori Mumajesin!

17/12/2025
Bleona Qereti nuk mund të dukej më bukur se kaq në “Vogue”!
Breaking News

Bleona Qereti nuk mund të dukej më bukur se kaq në “Vogue”!

16/12/2025
Next Post
FOTO/ Irina Shayk joshëse në setin e ri fotografik, shikoni si duket ajo

FOTO/ Irina Shayk joshëse në setin e ri fotografik, shikoni si duket ajo








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera