Alida Duka, këngëtarja e njohur shqiptare njëkohësisht motra e kantautorit të njohur Stine, ndodhet në Shqipëri për të xhiruar klipin e saj të ri me këngëtarin rumun, Adrian Minune. Këngëtarja shprehet shumë entuziaste për këtë projekt të ri, i cili pritet të lançohet së shpejti në treg.

Por WHO e ka pyetur Alidën se si ndihet që së shpejti do të bëhet hallë dhe ajo ka thënë se ndihet shumë e lumtur për këtë fakt. “Është ndjesia më e bukur, jam shumë e lumtur për këtë fakt”, ka pohuar këngëtarja.








