Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Nuk jam lezbike”, Kendall Jenner i jep fund thashethemeve: Do ta thosha hapur nëse do isha! 10/01/2026
Lim Hoti konfirmon hyrjen në BBVK? Postimi i tij thotë gjithçka 09/01/2026
S’do ta njihni! Gigi Hadid bën ndryshimin drastik në pamje 09/01/2026
Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK 09/01/2026
Vajza e Dr. Florit reagon pas zhurmës për Mirin: “Nuk ka ndodhur kurrë që ai të…” 09/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Flet njeriu më i pasur në Shqipëri, Samir Mane: S’marr lekë me vete, ja pse PD, PS e LSI e mbajnë mirë me mua

17/03/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Flet njeriu më i pasur në Shqipëri, Samir Mane: S’marr lekë me vete, ja pse PD, PS e LSI e mbajnë mirë me mua

Ai thotë se nuk i qëndron larg mediave, mirëpo intervistat që jep janë shumë të rralla. Po flasim për z. Samir Mane i cili edhe sivjet kryeson listën si njeriu më i pasur në Shqipëri. Në një rrëfim për Ermal Mamaqin në studion e Digitalb, Mane tregon për jetën e tij, punën, fillimet e planet për të ardhmen. Me shumë humor por dhe me plot sinqeritet ai jo vetëm që e pranon hapur e me krenari pasurinë e tij, por tregon edhe se sa shumë e do atë. Samir Mane thotë se tashmë nuk e ka problem që emri i tij diskutohet nëpër lajme prej pasurisë. “Në fillim e kam pasur pak problem, tani jo më se edhe nuk mund t’i fshehësh gjërat”. Dhe në këtë çast Mane nis të numërojë bizneset e famshme të tij që janë të njohura nga të gjithë qytetarët e jo vetëm ata që jetojnë në Tiranë. “Unë nuk jam nga ata që mendojnë s’ka rëndësi si janë njerëzit. Pasuria është një gjë shumë e mirë me thënë të drejtën. Të jesh i varfër nuk është turp, të jesh i pasur është shumë mirë”, vijon më tej ai. Pyetjes së Mamaqit a i duan shqiptarët të pasurit, dhe si ia bën Mane ta ketë mirë me çdo kah politk ai i përgjigjet: Unë nuk besoj se shqiptarët i duan shumë të pasurit, për hir të së vërtetës. Edhe unë po të mos isha i pasur nuk do t’i doja. Para 25 vjetësh ishim të gjithë njësoj. Ka një shprehje që thotë se në vendet ish-komuniste fitimi quhet i pamoralshëm. Sa i takon partive, unë u shërbej rreth 80 mijë klientëve në ditë dhe ata kur vijnë në dyqane nuk tregojnë teserën e partisë PD, PS apo LSI. Kjo është arsyeja pse mua më duhet ta kem mirë me të gjithë. Ka edhe një arsye tjetër që partive u duhet ta kenë mirë me mua. Unë përfaqësoj interesin e 3 mijë familjeve që marrin rrogat direkt nga bizneset e mia. Mane flet edhe për momentin e parë kur ka ndjerë se është një njeri i pasur dhe tregon se të tjerët të trajtojnë më mirë kur je i tillë. “Momenti i parë që ndjeva se jam i pasur ishte një ditë kur bleva një xhup pa parë çmimin. S’ishte ndonjë gjë, 600-700 dollarë kushtonte. Kur je i pasur të trajtojnë më mirë. E vë re shpeshherë kur shkoj në restorante. Më thonë, këtë e ke nga filani, këtë nga filani, më qeras pronari, ndërkohë që unë s’kam nevojë fare (qesh). Vihem ndonjë herë në pozitë me thënë të drejtën. Është një trajtim që më çudit se unë kam shkuar në restorant dhe padyshim që s’kam nevojë të më paguajë dikush një shishe verë. Po kënaqësia e njerëzve shkon deri aty” shprehet ai.  Samir Mane thotë se intuitën drejt parasë e ka pasur që i vogël dhe zbulon sekretin e suksesit të tij: Kur isha i vogël se kam menduar fare që do vinte kështu. Mund t’ju them një histori që vetë s’e mbaj mend por ma kanë treguar. Në moshën 6-vjeçare kur kam pyetur nënën time a mund të blej diçka, ajo më ka thënë nuk kam lekë. Unë kam shkuar në bankë dhe ka pyetur nëse ka lekë vërtetë apo jo. Të bëhesh i pasur do të thotë të bësh biznes në kohën e duhur. Vitet 90 kanë qenë vitet më të arta për të bërë biznes në këtë vend dhe prandaj njerëzit më të suksesshëm këtu sot janë relativisht në një moshë. Shyqyr që demokracia erdhi në vitet 90 dhe jo në vitet 80. Në fakt kam punuar shumë. 1 milionëshin e parë e kam bërë para shumë vitesh dhe s’më kujtohet mirë se si por jam i sigurt që kam shitur mijëra radio, magnetofotna e televizora. Nuk jam shumë kursimtar. Unë fitoj si biznes i madh dhe shpenzoj si biznes i madh. Ndihmoj familjet në nëvojë, fëmijë, bursa për studentët, për bamirësi në qindra mijëra euro. Shumë shpejt do të kem gati një strukturë për ndihmë me një fond prej 500 mijë dollarësh. Më qëllon të blej rrallë, por kur ndodh lë shumë bakshish. Kusurin monedha si marr kurrë. Zakonisht nuk mbaj lekë me vetedhe kur ulem nëpër kafe më ndodh të harroj që nuk kam. Kam punuar shumë po rnuk kam bërë ndodnjë sakrificë të madhe. Kazmës nuk i kam rënë. Sakrificë mund të quhet që kam munguar në familje. Në vitet e para punoja 12 orë në ditë. Tani punoj 6 orë”, ka thënë Samir Mane në studion e Ermal Mamaqit.






Tags: pasuriaRrefimsamir mane
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Nuk jam lezbike”, Kendall Jenner i jep fund thashethemeve: Do ta thosha hapur nëse do isha!
Breaking News

“Nuk jam lezbike”, Kendall Jenner i jep fund thashethemeve: Do ta thosha hapur nëse do isha!

10/01/2026
Lim Hoti konfirmon hyrjen në BBVK? Postimi i tij thotë gjithçka
Breaking News

Lim Hoti konfirmon hyrjen në BBVK? Postimi i tij thotë gjithçka

09/01/2026
S’do ta njihni! Gigi Hadid bën ndryshimin drastik në pamje
Breaking News

S’do ta njihni! Gigi Hadid bën ndryshimin drastik në pamje

09/01/2026
Vajza e Dr. Florit reagon pas zhurmës për Mirin: “Nuk ka ndodhur kurrë që ai të…”
Breaking News

Vajza e Dr. Florit reagon pas zhurmës për Mirin: “Nuk ka ndodhur kurrë që ai të…”

09/01/2026
“Kam qenë shumë i keq”, Kastro rrëfen anën e tij të errët
Breaking News

“Kam qenë shumë i keq”, Kastro rrëfen anën e tij të errët

09/01/2026
Bora feston ditëlindjen dhe Donaldi e qau urimin!
Breaking News

Bora feston ditëlindjen dhe Donaldi e qau urimin!

09/01/2026
Next Post
Skivi dhe Soni bashkojnë forcat

Skivi dhe Soni bashkojnë forcat








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera