Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë 13/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”! 13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan! 13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin! 13/02/2026
“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo? 13/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Flet shoku i modelit shqiptar të ISIS: E kanë kërcënuar, Ledio nuk bindej me ideale

21/11/2015
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Flet shoku i modelit shqiptar të ISIS: E kanë kërcënuar, Ledio nuk bindej me ideale

TIRANE– “Një model shqiptar i është bashkuar ISIS-­it”…Natyrisht që duket utopike dhe e pabesueshme, por në fakt, siç kanë konfirmuar familjarët e Ledio Mehmetit, gjithçka është e vërtetë. Djaloshi, i cili ka lindur në Kuçovë, por është transferuar në Tiranë me familjen e tij në moshën 2­vjeçare ka braktisur papritur karrierën si model, pikërisht në momentin kur po ngjitej shpejt dhe i ishin hapur shumë dyer në modeling. Diku në fund të vitit 2011, apo në fillim të vitit 2012 Ledio ka udhëtuar drejt Sirisë, për tu bërë palë me ushtrinë e Shtetit Islamik, që kohëve të fundit ka terrorizuar botën. Por si u bë terrorist modeli i parë shqiptar që ka pozuar për revistën e famshme “GQ”, e gjithashtu edhe djaloshi i parë shqiptar që nënshkroi një kontratë me agjencinë prestigjioze “Elite”? Një nga miqtë e tij më të afërt të asaj kohe, Veroni, na e zbulon në një rrëfim për “Bluetooth”. Ai shpjegon se me Ledion është njohur gjatë vitit 2009, kur Ledio është regjistruar si model në agjencinë e Joni Peçit. Sipas tij, “Ledio ishte djalë ambicioz, i qeshur, i dashur, një shok shumë i mirë. Kishte ëndrra si të gjithë dhe ëndrrën për tu bërë model i suksesshëm e arriti. Të gjithë e donin si shok”, e përshkruan Veroni mikun e tij me të cilin jo vetëm ka pasur marrëdhënie të afërta, por edhe kanë punuar bashkë, përpara se Ledioni të largohej nga Shqipëria. Por çfarë i ndodhi djalit të ndjeshëm dhe të dashur dhe si arriti të bëhej xhihadist? “Mund të them që ndoshta kur ishte jashtë duhet ta ketë infektuar dikush, siç bëjnë zakonisht terroristët, gjejnë djem të rinj, sepse mashtrohen më lehtë. Unë nuk mund ta besoj që mund të bënte diçka të tillë, duke e njohur. Të gjithë atyre që e njohin u duket e pabesueshme. Ledio ishte modeli më i mirë shqiptar për mendimin tim. Nga model, në terrorist? Kjo është e pamundur”, ka shpjeguar më tej shoku i tij. Ndërkohë, Veroni ka shpjeguar se përditshmëria e Ledios nuk përfshinte asnjë aktivitet fetar. “Ledio shkonte në shkollë, në palestër dhe ndiqte angazhimet në modeling. Ai ka pozuar me veshje intime, madje i ka prezantuar ato edhe në pasarelë. Sipas fesë kjo nuk lejohet dhe aq sa di unë nuk frekuentonte xhaminë”. Mbi arsyet që e kanë çuar drejt kësaj zgjedhjeje, shoku i tij është konfuz. I pyetur nga “Bluetooth” mbi këtë, Veroni tregon, “kërcënime për arsye të ndryshme, me ideale nuk e mbushje dot një djalë si Ledio. Ai donte Perëndimin mbi të gjitha. Nëse supozojmë, gjithçka mund të pritet. Frika për arsye të ndryshme na detyron nganjëherë të bëjmë gjëra që as nuk do t’i imagjinonim. Për Ledio Mehmetin tashmë prej disa vitesh nuk dihet më asgjë dhe askush nuk ka kontakt me të. Sidoqoftë, kushërira e tij Juna Vata duket se e ka pranuar zgjedhjen e tij. Në një status në “Facebook”, Juna ka thënë se, do të donte ta shihte në pasarela e jo në lajme të tilla, ndërsa vazhdon, “Kjo ishte zgjedhja jote”. Ndërkohë, familja e Ledios, e kontaktuar nga “Youtube” ka refuzuar të japë një prononcim, vendim ky edhe për shkak të problemeve shëndetësore të nënës së tij. (Balkanweb)






Tags: IsisLedio Mehmeti
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë
Breaking News

“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë

13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!
Breaking News

Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!

13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!
Breaking News

(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!

13/02/2026
“Të dua”,  çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?
Breaking News

“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?

13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?
Breaking News

Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?

13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!
Breaking News

“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!

13/02/2026
Next Post
Mirtha Sose, spanjollja seksi që çmend meshkujt…

Mirtha Sose, spanjollja seksi që çmend meshkujt...








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera