Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, po ndjek gjurmët e të famshmëve të tjerë, sapo lançoi një parfum. Por parfumi i Musk është ndryshe nga çfarëdolloj parfumi tjetër që mund të keni parë, apo ndierë.
Quhet: “Flokët e djegura”.
“Me një emër si imi, hyrja në biznesin e aromave ishte e pashmangshme – pse e luftova për kaq shumë kohë!?” shkroi Musk në Twitter.
Parfumi dërgohet në fillim të vitit 2023 dhe faturohet si “esenca e dëshirës së neveritshme”. Janë shitur deri tani 10 mijë shishe.

Por jo të gjithë janë të lumtur me parfumin e ri të miliarderit; “Nëse do të doja flokë të djegur, thjesht do të shkoja për një xhiro me një Tesla,” tha një kritik.








