Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Bleona Qereti në kopertinën e “Vogue“! 09/12/2025
A do të bëhet pjesë e BBV5? Këngëtari i njohur paska ndryshuar mendim!  08/12/2025
Publike më në fund: Ja data kur nis Big Brother VIP Albania 5! 08/12/2025
“Sa bukur qaje, hajde…” Erik Lloshi trondit me propozimin e gazetarit pas vdekjes së Shpat Kasapit 08/12/2025
“U detyrova të largohem”/ Linda Rei rrëfen ç’ndodhi në prapaskenat e BBVK 08/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Flokë të gjatë jo si të tjerët”… Djemtë VIP që kanë ruajtur ‘look-un’ e veçantë ndër vite

06/02/2019
in Breaking News, Lajme, Vetëm në WHO
Reading Time: 3 mins read
A A
“Flokë të gjatë jo si të tjerët”… Djemtë VIP që kanë ruajtur ‘look-un’ e veçantë ndër vite

Kur bëhet fjalë për karrierën e një këngëtari, elementi më  i rëndësishëm është vokali. Por kohët kanë ndryshuar dhe tashmë një rëndësi shumë e madhe po i jepet performancës dhe ‘look-ut’. Ndryshime të njëpasnjëshme kemi vënë re më shumë tek artistet femra, megjithatë duket se viteve të fundit meshkujt e kanë kthyer në një detaj kryesor ‘look-un’. E kur jemi tek paraqitja e jashtme, elementi i parë që bie në sy është floku. “RevistaWho.Com” përmes këtij artikulli na kujton disa nga djemtë e skenës shqiptare, të cilët janë dalluar për flokët e tyre të gjatë.





Aleksandër Gjoka

Aleksandër Gjoka është një këngëtar, që ka lidhje shumë të veçantë me  flokët e gjatë. Sapo dëgjojmë emrin e tij, direkt na krijohet përpara syve një imazh i pandryshuar për Aleksandrin, aty ku janë flokët e gjatë është ai dhe anasjelltas, aty ku është ai janë flokët. Ne nuk e kemi parë ndonjëherë ndryshe, sikur t’i priste pas kaq shumë vitesh, do të habiteshim vërtet…


Redon Makashi

E kur bëhet fjalë për “Tre musketierët” e muzikës shqiptare, i dyti, dhe po me flokët karakteristike  të gjatë, është Redon Makashi. Redoni është ëmbëlsia e baladave në muzikën tonë. “Më lër të fle”, “Dikur luaja me ndjenjën e saj”, “Ekziston”, “Lot në shi” janë vetëm disa nga super hitet që e kemi parë Makashin të interpretojë me kitarë dhe flokët që i valëviteshin si në filmat më romantikë të “Hollywood-it”. Redoni nuk ka për të ndryshuar kurrë stil dhe ‘look’, për këtë është dhe do të mbetet unik.

Elton Deda

S’mund të rrinim pa e shtuar në këtë listë, edhe të tretin e musketierëve, Eltonin. Po ashtu njëjtë si shokët, ai flokët i ka pikë kyçe në personalitetin e tij dhe nuk ka tentuar t’i presë ndonjëherë. Në performancat ‘rock’ të Eltonit, nuk ka çast më të bukur sesa kur flokët “tunden” bashkë me ritmin e shpejt të muzikës.

Stefi Prifti

Korçari i serenatave është një tjetër flokëgjatë i skenës që nuk e ka humbur stilin e hershëm. Stefin nuk e kemi parë shumë herë me flokë të lëshuar, por dhe pse të kapur përsëri ato bien në sy. Fundja, aq shpirt sa jep në interpretimet e tij, nuk kishte si të mos e dallonim. Shpesh te ai kemi hasur dhe ndonjë thinjë, me anë të cilës na ka transmetuar të gjithë fisnikërinë që ka.

Sabiani

Nuk ka nevojë për fjalë, pasi identifikimi i Sabianit bëhet nëpërmjet flokëve të tij të verdhë. Ai solli një frymë ndryshe nga çfarë ishim mësuar më herët. Mund të themi që Sabiani ishte i pari mashkull në showbiz-in e vitit 2000 që leu flokët me ngjyrë të verdhë. Tashmë kjo gjë është kthyer në një trend, por siç thuhet, ai që guxoi i pari mbahet mend..

Gena

Këngëtari Gena është një tjetër figurë e njohur artistike që i ka qëndruar besnikë flokëve të gjatë. Korçari i dashur për publikun vazhdon të ruajë të njëjtin stil prej shumë vitesh. Performancat e tij muzikore duken tepër të ndjeshme, kur shoqërohen dhe nga flokët në lëvizje. Fansat nuk dëshirojnë që Gena të ndryshojë dhe kanë të drejtë. /revistawho.com

Tags: Aleksander GjokaartisteElton Dedafloke te gjategenameshkujredon makashirevista whosabianiStefi PriftiVIP
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Bleona Qereti në kopertinën e “Vogue“!
Breaking News

Bleona Qereti në kopertinën e “Vogue“!

09/12/2025
A do të bëhet pjesë e BBV5? Këngëtari i njohur paska ndryshuar mendim! 
Breaking News

A do të bëhet pjesë e BBV5? Këngëtari i njohur paska ndryshuar mendim! 

08/12/2025
Publike më në fund: Ja data kur nis Big Brother VIP Albania 5!
Breaking News

Publike më në fund: Ja data kur nis Big Brother VIP Albania 5!

08/12/2025
“Sa bukur qaje, hajde…” Erik Lloshi trondit me propozimin e gazetarit pas vdekjes së Shpat Kasapit
Breaking News

“Sa bukur qaje, hajde…” Erik Lloshi trondit me propozimin e gazetarit pas vdekjes së Shpat Kasapit

08/12/2025
“U detyrova të largohem”/ Linda Rei rrëfen ç’ndodhi në prapaskenat e BBVK
Breaking News

“U detyrova të largohem”/ Linda Rei rrëfen ç’ndodhi në prapaskenat e BBVK

08/12/2025
Ivanka Trump i paska sytë nga Shqipëria dhe këto janë 3 librat që po lexon për ne!
Breaking News

Ivanka Trump i paska sytë nga Shqipëria dhe këto janë 3 librat që po lexon për ne!

08/12/2025
Next Post
Një video emocionuese nga shtatzënia e Meghan Markle, publikohen pamjet e veçanta

Një video emocionuese nga shtatzënia e Meghan Markle, publikohen pamjet e veçanta








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera