Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më! 02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen” 02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë! 02/03/2026
“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije… 02/03/2026
Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP? 02/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Flor Binaj konfirmon largimin nga “Top Channel” pas 18 vitesh: Asgjë nuk zgjat përjetë

30/03/2022
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Flor Binaj konfirmon largimin nga “Top Channel” pas 18 vitesh: Asgjë nuk zgjat përjetë

Me një dedikim të ndjerë ndaj televizionit ku u rrit, Top Channel, pas 18 vitesh eksperiencë në të, Flor Binaj ka njoftuar se është larguar nga “Portokalli”.
Flori ka shpjeguar se ky largim nuk lidhet me protestat apo përfshirjen e tij në politikë, por misione të reja që lidhen me rrugën artistike të tij.
“Të dashur miq, kolegë, fansa të Portokallisë në të gjithë botën.
Pas 18 vitesh, vendosa të jap dorëheqjen dhe të largohem nga Portokallia, rrjedhimisht edhe nga TopChannel.
Largohem kur bëj fiks 18 vite jetë me Portokallinë dhe 18 vite pa Portokallinë.Ka qënë një rrugëtim i jashtëzakonshëm i cili më ka rritur profesionalisht dhe personalisht!Kam njohur kolegë shumë të talentuar gjatë gjithë këtij rrugëtimi, kam përjetuar emocione shumë të forta, kam dhënë mish e shpirt.
Fatmirsisht në profesionin e komedisë, nuk bën dot hile, o bën për të qeshur ose nuk bën, nuk qesh njeri me zorr në skenë!
U jam mirënjohës të gjithë kolegëve që më kanë ndihmuar në ngritjen time profesionale, mbi të gjitha, i jam mirënjëhës në këtë jetë edhe në tjetrën, Krijuesit të Top Media Dritan Hoxha.Fal asaj që Tani krijoi, unë dhe shumë të rinj patëm mundësinë të shfaqnim talentin. Jam krenar që kam qënë pjesë e një kohe e cila vështirë se do vijë sërisht…Por asgjë nuk zgjat përjetë…
Ikja ime nga Portokallia nuk ka lidhje as me protestat, as me qeverinë dhe as me krijim partish! Ikja nga Portokallia ka të bëjë me një misjon, i cili do i shërbejë në të ardhmen artistëve shqiptarë, çështja e të drejtave të aurorit që fatkeqsisht në Shqipëri, quhen si mall pa zot dhe zotër vetëshpallen ata që nuk janë…koha do e tregojë kush ka psur të drejtë e kush jo, sepse koha nuk di të gënjejë.
U jam falenderues dhe mirënjohës të gjithë atyre miqve që më kanë ndihmuar dhe kanë besuar tek unë, kolegëve të Topit me të cilët u rritëm dhe ndajmë të njëjtat vlera, fansave që më kanë ndjekur çdo të dielë që nga fillimi i Marsit 2004 e deri në fillim të Marsit 2022.Faleminderit publikut që më dhënë dashuri dhe duartrokitur.
Personazhet e mi dhe unë do i mungojmë Portokallisë, por jo publikut, për të cilin, e ardhmja do na bashkojë me projekte të reja artistike!I uroj shumë suksese kolegëve të mi në Portokalli!





Faleminderit!Ju dua shumë!!”, ka shkruar ai.
Komentet kanë qenë të shumta menjëherë dhe ndjekësit e tij kanë pranuar se janë rritur me humorin e tij dhe do i mungojë në ekran./revistawho.com

https://www.instagram.com/tv/CbuYrCagXW_/?utm_medium=copy_link


ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!
Breaking News

Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!

02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”
Breaking News

Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”

02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!
Breaking News

”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!

02/03/2026
“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije…
Breaking News

“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije…

02/03/2026
Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP?
Breaking News

Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP?

02/03/2026
“Janë një m*t i madh, të gjithë janë të blerë”, Albano Bogdo shpërthen ndaj kolegëve
Breaking News

“Jam fejuar 4 herë”, Albano Bogdo hap zemrën: Dua të bëhem baba, por…

02/03/2026
Next Post
Dj Crax: Si mbahet gjallë jeta e natës në Tiranë, puna e përhershme me Noizy-in dhe ca sekrete OTR

Dj Crax: Si mbahet gjallë jeta e natës në Tiranë, puna e përhershme me Noizy-in dhe ca sekrete OTR








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera