Flori Mumajesi ka reaguar sot pas dhjetëra shkrimeve në mediat online e të botuara, mbi sherrin ku ai dhe kolegu i tij Stine u përfshinë… Ja çfarë shkruan Flori:
“Turp apo Krenari …???
Gjenerata e moshës sime është rritur në një mjedis agresiv, të cilin gjeneratat e reja për fat të mirë nuk duhet ta jetojnë. Unë e njoh të mirën dhe të keqen, pasi jam rritur duke i jetuar të dyja, ashtu siç jeta m’i ka vënë përpara, duke u përpjekur gjithmonë të zgjedh të mirën.Kam frikë vetëm Zotin, edhe pse kam vendosur gjithnjë t’i qëndroj larg situatave të cilat mund të quhen të turpshme apo jo-dinjitoze. Turp në fakt, duhet të kenë ata që nxisin ngjarje të tilla, ata që fërkojnë barkun dhe gëzohen, apo më keq akoma ata që mundohen t’i shfrytëzojnë këto situata.Gjatë këtyre ditëve, pa dëshirën apo vullnetin tim, jam bërë pjesë e thashethemeve, aludimeve dhe komenteve nga më të ndryshmet, ndaj të cilave me qëllim kam ndenjur në heshtje. Unë besoj në vendin ku jetoj, edhe kur disa mendojnë të kundërtën.Unë prapë mendoj se ka vend për t’i rregulluar gjërat me dinjitet dhe drejtësi!Prandaj edhe në këtë rast, unë nuk e kërkova mbështetjen tek forca dhe dhuna sepse në respekt të shtetit ligjor, unë besoj tek angazhimi serioz i organeve kompetente. Për gjithë c’ka ndodhur, pergjigjia mund të vijë vetëm nga autorët dhe nga përfaqësuesit e ligjit;jo nga pseudoanalistët fantazues, as nga dëshmitarët e vetëshpallur, as nga gojëdhënat e atyre që më duan ose urrejnë, apo opinionet e atyre që duan të bëjnë skupe gazetareske.Unë besoj, ndaj dhe personalisht nuk kam nevojë ta bëj as të fortin e as gangsterin sepse mendoj se I fortë dhe krenar është ai që di të falë..!Nuk e di pse më erdh në mendje nje keshillë e vyer shkëputur nga thesari i çmuar që kemi nga Faik Konica.
Këshilla një gazetari – Faik Konica. I dashur mik – në e bëfsh gazetën me fleta të mëdha; shqiptarët do të thonë që s’fshihet dot lehtë; në e bëfsh me fleta të vogëla, do të thonë se s’është gazetë, por libër. Në e shtypsh me letra të holla, do të thonë se s’këndohen edhe prishin sytë; në e shtypësh me letra të trasha do të thonë se je “hamall” e kërkon të mbushësh vend. Në shkrofsh toskërisht, do të thonë se s’është gazetë për gjithë shqiptarët; në shkrofsh gegnisht prap ashtu, në shkrofsh në gjuhë të përzier me të dyja, gjysëm gegnisht, gjysëm toskërisht, do të thonë se është “çervish”.Në mos shkrofsh për politikë, do të thonë se s’është koha të punojmë për letratyrë, kur vendi ndodhet në rrezik; në shkrofsh për politikë do të thonë se prishë punë duke egërsuar qeverinë. Në folsh butë për Turqinë, je i paguar prej Stambollit; në shkrofsh rreptë kundër Turqisë, kërkon të të jap Sulltani të holla që t’a pushosh gazetën. Në mos gjefsh të holla që ta mbash gazetën, do të thonë se s’je i zoti, me qenë aq njerëz duan zgjimin e kombit shqiptar; në gjefsh të holla je intrigant a i shitur. Në folsh për plot çlirimin e Shqipërisë, do të thotë je djall e kërkon gjëra që duheshin gatitur në qind vjet më parë; në folç për nevojën të përpiqemi t’a shpëtojmë gjuhën dhe kombësinë, duke vënë vendin nën hijen e një Fuqisë së Madhe, s’qënke shqiptarë i vërtetë.Në folsh mirë për shqiptarët e krishterë, hidhërohen shqiptarët muhamedanë; në folsh mirë për muhamedanët, hidhërohen të krishterët; në folsh mirë për të krishterët e për muhamedanët që janë shqiptarë të mirë, e ligsht për të ligjt, aherë do të hidhërohen të gjithë. Aq për sot, se kam frikë mos të zërë gjumi”.