Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell! 19/02/2026
Dashuria që pothuajse u thye! Libri që zbulon kapitullin më të brishtë të William dhe Kate 19/02/2026
“Kam arritur çdo ëndërr, por jo dashurinë”, boshllëku më i madh që ka Bebe Rexha 19/02/2026
“Kush është ajo që e duron?”, gruaja e Rogertit thyen heshtjen: “i keqi” i domosdoshëm… 19/02/2026
“Një vend bosh në tavolinë”, Selvija kujton Shpatin në nisje të muajit të ramazanit! 19/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Flori Mumajesi tregon arsyet pse u shpërngul në Kosovë dhe flet për vajzat…

28/05/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Flori Mumajesi tregon arsyet pse u shpërngul në Kosovë dhe flet për vajzat…

Prej disa muajsh, kantautori i njohur Flori Mumajesi ka qenë kryefjala e mediave pas “ndarjes” artistike me Elvana Gjatën. Menjëherë pas projektit të fundit me të “Lejla”, këngëtarja fluturoi në Amerikë për të synuar tregun muzikor ndërkombëtar, ndërsa Flori vendosi të transferohet në Kosovë.





Mediat shkruan se Flori, prej disa muajsh ka nisur bashkëjetesën me moderatoren e njohur të Klan Kosova, Liberta Spahiu, por askush prej dy personazheve nuk ka konfirmuar asgjë për këtë lidhje. Flori, për herë të parë pas zhvendosjes në Kosovë, ka treguar pse e mori këtë vendim të papritur.


I ftuar në rubrikën “Për drekë me mua”, në “E diela shqiptare”, së bashku me Eni Ҫobanin dhe Arbi Maznikun, gjatë drekës, Flori konfirmoi transferimin në Kosovë: “Po, jam transferuar në Kosovë”,- tha ai pas pyetjes së nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Mazniku. Por dietologia Blerina Bombaj nuk e la me kaq informacionin e Florit dhe e pyeti se cila ishte arsyeja e vërtetë e largimit të tij në Kosovë: “Po ja, bëj ndonjë ҫikë muzikë…” – ia ktheu ai me të qeshur, përgjigje e cila sërish nuk e kënaqi Blerinën, kështu që e bëri Florin të shtonte edhe se “po mësoj edhe dialektet e ndryshme, po shijoj ushqime të tjera” – vijoi ai si për t’iu shmangur ngacmimeve: “Po jo vetëm për këto. Në Kosovë ka edhe vajza shumë të bukura….” – e ngacmoi edhe një herë tjetër Blerina. Duke konfirmuar, Flori tha se është e vërtetë që në Kosovë ka vajza shumë të bukura. Ndryshe nga vajzat e Shqipërisë, ku ka gjithashtu vajza shumë të bukura, në Kosovë “janë më shtatlarta, kanë tipare më të theksuara, mollëza e vetulla më të theksuara…”

Nëse përballë do ishin dy vajza, njëra nga Shqipëria e tjetra nga Kosova, shtatlartësia e vajzave të Kosovës do të binte në sy, thekson Flori më tej. Mos ishte duke bërë përshkrimin e ndonjë personazhi konkret? E njihni ju? / Class

Tags: Flori Mumajesikosovevajzat
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Dashuria që pothuajse u thye! Libri që zbulon kapitullin më të brishtë të William dhe Kate
Breaking News

Dashuria që pothuajse u thye! Libri që zbulon kapitullin më të brishtë të William dhe Kate

19/02/2026
“Kam arritur çdo ëndërr, por jo dashurinë”, boshllëku më i madh që ka Bebe Rexha
Breaking News

“Kam arritur çdo ëndërr, por jo dashurinë”, boshllëku më i madh që ka Bebe Rexha

19/02/2026
“Kush është ajo që e duron?”, gruaja e Rogertit thyen heshtjen: “i keqi” i domosdoshëm…
Breaking News

“Kush është ajo që e duron?”, gruaja e Rogertit thyen heshtjen: “i keqi” i domosdoshëm…

19/02/2026
“Një vend bosh në tavolinë”, Selvija kujton Shpatin në nisje të muajit të ramazanit!
Breaking News

“Një vend bosh në tavolinë”, Selvija kujton Shpatin në nisje të muajit të ramazanit!

19/02/2026
“Ndoshta më urren”, Loredana flet për Mozzik: Mos i bëj dëm vajzës…
Breaking News

“Ndoshta më urren”, Loredana flet për Mozzik: Mos i bëj dëm vajzës…

19/02/2026
Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet, dashuri me marrëveshje 100 milionë dollarëshe?
Breaking News

Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet, dashuri me marrëveshje 100 milionë dollarëshe?

19/02/2026
Next Post
Humbi në artet marciale, e ëma e godet pas ndeshjes

Humbi në artet marciale, e ëma e godet pas ndeshjes








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera