Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Blero thotë “po” për herë të tretë! 12/01/2026
“A do martohet më 12 gusht?”/ Megi Pojani ndërpret intervistën: Nuk duhej ta thoja këtë! 12/01/2026
Bia bën disa herë magji në BBVK? Ja të gjitha rastet që ndezën rrjetin 12/01/2026
Zarf i zi në shtëpi, Keijsi thyen rregullat e Vëllait të Madh 12/01/2026
Nicola Peltz drastike ndaj familjes Beckham, fshin çdo gjurmë të tyre në rrjetet sociale! 12/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Florian Agalliu flet për herë të parë për një person të veçantë, ja surpriza live që e emocionoi

03/07/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Florian Agalliu flet për herë të parë për një person të veçantë, ja surpriza live që e emocionoi

Florian Agalliu është bërë ndër personazhet më të dashur të ekranit prej më shumë se tre vjetësh tashmë që punon në televizion. Pak pas studimeve në Universitetin e Arteve, ai pati ekpseriencën e parë si aktor në serialin mjaft të ndjekur për kohën “Komuna e Parisit”, i cili e identifikoi si personazh dhe menjëherë më pas do të nisnin për Florin edhe projekte të tjera, të cilat do ta afronin edhe më shumë me publikun.
Tani që puna në televizion është më intensive, me prezantimin e disa programeve dhe spektakleve të ndryshme, me filmin dhe teatrin Flori ka krijuar një lloj distance – kjo edhe për shkak të mënyrës së funksionimit te teatrit dhe kinematografisë në Shqipëri.





Megjithatë, këtë pasdite, i ftuar në “Rudina”, në Tv Klan, Flori ka ndarë me publikun edhe jetën jashtë ekranit, duke rrëfyer për statusin si baba, të cilin e gëzon prej katër vjetësh, lidhjen e veçantë me vajzën Mia Flores, por edhe për një njeri shumë të veçantë të familjes që sot i bëri një surprizë – motra, Dori, bashkë me dy vajzat e saj.


Siç tregon Flori, para se të bëhej baba, kalonte shumë kohë me mbesat, vajzat e motrës së tij, me të cilat ishte shumë i lidhur dhe mendonte se asnjë dashuri nuk do t’i zëvendësonte, por pas ardhjes në jetë të Mias, jeta u transformua dhe u fokusua te qendra e universit që tanimë ishte e bija: “Nuk e kuptoja kurrë që mund të isha kaq i dhënë pas saj. Jeta të transformohet, e gjitha bota rrotullohet rreth saj, kudo që të jesh, mendjen e ke vetëm tek ajo…” – rrëfen Flori, por pa harruar që edhe mbesat i ka pikë të dobët dhe i do shumë.


Dhe meqë dolën në skenë mbesat, edhe e motra është pas ekranit bashkë me to. Në një video-mesazh, e motra e Florit, Dori, thotë se është shumë krenare për emrin që ai mban (meqenëse është ajo që ia ka zgjedhur emrin), sepse ashtu siç ka emrin, është edhe vetë në të vërtetë: “E dija që në fillim që do të ishe flori dhe ashtu je… Na ke dhuruar shumë lumturi që kur linde e deri më sot. Shpresoj të të shoh në maja më të larta…” – thotë Dori ndër të tjera për vëllanë.
Dori, motra e Florit, me dy vajzat e saj
Edhe dy mbesat kanë për të thënë diçka për dajën e tyre: “I dashur dajë, ne të duam shumë dhe të urojmë të gjitha të mirat në jetë…” – pa harruar t’i kujtojnë atij që t’u bashkohet sa më shpejt për të shkuar në pishina.

Pas video-mesazhit, Flori nuk e fsheh emocionin: “Jam i emocionuar, në fakt, sepse nuk më ka rastisur të flas ndonjëherë për motrën në ekran. Me Dorin kam një lidhje shumë të veçantë. Ne jemi rritur bashkë në një shtëpi për 20 vjet, kemi qenë të pandarë. Ndanim gjithçka bashkë duke nisur që nga gjërat më banale në shtëpi e deri tek kafet që na bashkonin për folur çdo gjë me njëri-tjetrin.”

Por erdhi një ditë që Flori iu zemërua së motrës për shkak se ajo u martua dhe krijoi familjen e saj: “U mërzita shumë pasi ajo u martua. Më është dashur të jetoj shumë pak kohë në dhomën që rrinim të dy dhe ndihesha keq, edhe nga gjërat më banale, ndihesha bosh, sepse isha mësuar ta kisha gjithmonë atë…” – rrëfen Flori për të motrën, me të cilën edhe sot ka një marrëdhënie të veçantë, edhe pse secili kanë familjet e tyre për të cilat duhet të kujdesen. Por nuk i harroi edhe mbesat: “Të dielën, në pishina..” – ua premtoi ai nga ekrani./Class

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Blero thotë “po” për herë të tretë!
Breaking News

Blero thotë “po” për herë të tretë!

12/01/2026
“A do martohet më 12 gusht?”/ Megi Pojani ndërpret intervistën: Nuk duhej ta thoja këtë!
Breaking News

“A do martohet më 12 gusht?”/ Megi Pojani ndërpret intervistën: Nuk duhej ta thoja këtë!

12/01/2026
Bia bën disa herë magji në BBVK? Ja të gjitha rastet që ndezën rrjetin
Breaking News

Bia bën disa herë magji në BBVK? Ja të gjitha rastet që ndezën rrjetin

12/01/2026
Zarf i zi në shtëpi, Keijsi thyen rregullat e Vëllait të Madh
Breaking News

Zarf i zi në shtëpi, Keijsi thyen rregullat e Vëllait të Madh

12/01/2026
Nicola Peltz drastike ndaj familjes Beckham, fshin çdo gjurmë të tyre në rrjetet sociale!
Breaking News

Nicola Peltz drastike ndaj familjes Beckham, fshin çdo gjurmë të tyre në rrjetet sociale!

12/01/2026
Golden Globes 2026: Lista e plotë e fituesve
Breaking News

Golden Globes 2026: Lista e plotë e fituesve

12/01/2026
Next Post
E mbani mend profesorin tek Rebelde? Nuk do ta besoni si duket sot

E mbani mend profesorin tek Rebelde? Nuk do ta besoni si duket sot








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera