Florjan Binaj i ftuar në emisionin “In Life” në televizionin “In” ka dhënë një intervistë rreth përditshmërisë së tij dhe disa aspekteve të jetës. Ndër të tjera ai është pyetur edhe për marrëdhënien në çift dhe të qënurit ose jo xheloz në marrëdhenien e tij bashkëshortore.
Pa u menduar gjatë ai ka deklaruar se është xheloz për partneren e tij dhe nuk është i vetmi xheloz në marrëdhënie. Flori me sinqeritet dhe humor ka thënë:”Edhe bashkëshortja është xheloze sepse edhe unë për të jam i bukur” –ka shtuar ai.









