Herën e fundit që e kemi parë në ekran ishte një vajzë emisionesh rozë. Pas largimit për në Zvicër ku krijoi familjen e saj në privatësi të plotë, larg kamerave e fotove (nuk ka postuar asnjë foto të dy fëmijëve), Floriana Garo është rikthyer sërish në Tiranë në një rol kryekëput tjetër. Është zëdhënësja e Partisë Demokratike për fushatën zgjedhore dhe kjo është dalja e saj e parë. Ka ndryshuar sigurisht veshja, këmishë e bardhë e pantallona klasike të zeza, grimi më i lehtë, krehja krejt e thjeshtë, ama nuk ka ndryshuar aspak tipari dallues: buzëqeshja tipike e Florianës që vazhdon të mbetet e njëjta edhe pas foltores së një partie./revistawho.com









