Ajo ka një punë siç është edhe vetë, të bukur! Prezantuesja e “Jo vetëm modë” Floriana Garo bën një punë do e ëndërronte kushdo. Detyra e saj është të paraqesë tek publiku vende luksoze në Shqipëri dhe jashtë saj, të cilat i ekspoloron edhe vetë me vëmendje. Kështu angazhimi i Florianës duket si një pushim i gjatë që nuk mbaron kurrë. Sigurisht që edhe për bukuroshen e Klanit ka një pjesë që kërkon lodhje e përqëndrim, si përgatitja e pyetjeve apo qëndrimi për disa orë përpara kameras, por vendi ku këto përgjithësisht ndodhin justifikon gjithçka. Në këtë album ne po sjellim disa prej bukurive që Floriana ka vizituar me kameran e “Jo vetëm modë”.