Përpara pak muajsh bukuroshja e ekranit shqiptar, Floriana Garo vendosi të zhvendosej drejt Zvicrës për të qëndruar pranë partnerit të saj. Pikërisht në të njëjtin vend, Floriana solli në jetë edhe vogëlushen e saj, Adia.
Ditën e sotme, moderatorja simpatike ishte e ftuar nëpërmjet një video ‘live’ në emisionin ‘KafeIn’. Floriana ka rrëfyer se si po shkon jeta në Zvicër dhe sa shumë i pëlqen ai vend. Ajo ka thënë se në fakt Zvicra është vendi i duhur për të rritur vajzën e saj, duke qenë se është shumë i qetë dhe me ajër të pastër. Megjithatë ajo ka thënë se pavarësisht se kanë kaluar disa muaj nga qëndrimi i saj atje ende nuk ka mundur të përshtatet me kulturën dhe njerëzit dhe nuk është aq rehat sa thuhet në intervista. Gjithsesi ajo ka mbështetjen më të madhe, partnerin e saj Enisin dhe mbi të gjitha është e lumtur për familjen që ka krijuar. /revistawho.com