Floriana Garo, një nga moderatoret më të ëmbla shqiptare, hoqi dorë nga Shqipëria për të vazhduar jetën e saj e lumtur pranë partnerit të saj në Gjenevë. Kjo lumturi do të bëhej akoma më e madhe me lajmin se Floriana është shtatzënë dhe shumë shpejt do të bëhet mami i një vajzë. E teksa është në pritje të këtij gëzimi, ajo nuk heziton të marrë pjesë në evente të ndryshme në Zvicër. Floriana dukej vërtet e bukur dhe plot nur, në një event, nga ku ka publikuar disa foto. Ajo ka veshur një fustan të kuq e pompoz.








