E ftuar në “Top Show” mbrëmjen e djeshme, Floriana Garo ka treguar një pasion shumë të madh të sajin. Moderatorja e ‘Jo vetëm modë’ ka pohuar se i pëlqen shumë të hidhet nga lartësi tepër ekstreme, madje nuk i reziston dot. “Jam hedhur nga një avion në 4100 metra lartësi. Ajo ka qenë adrelina më e madhe që kam provuar ndonjëherë, gjëja më e bukur që kam bërë. Njerëzit e privojnë kaq shumë veten, për të provuar gjëra të mrekullueshme, vetëm se kanë frikë”, është shprehur Garo teksa tregoi eksperiencën e saj.