Moderatorja simpatike, Floriana Garo është shpërngulur nga Shqipëria për të jetuar në Zvicër, krah partnerit të saj Enisit.
Por duket se mikeshat e saj të ngushta nuk e kanë harruar Florianën.
Make-up artistja e njohur, Ujvara Haxhiu ka udhëtuar drejt Zvicrës për të takuar miken e saj.
Të dyja duken shumë të lumtura në këtë foto që kanë postuar në rrjetet sociale.
Kujtojmë që Floriana është në pritje të fëmijës së saj të parë.