Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Foto që flet vetë: Ish-banorja e BBV shfaqet me unazë fejese! 14/07/2025
Arbana paska jo 1, por 2 projekte për në shtator! 14/07/2025
Partnerja e Mevlanit i përgjigjet Livias: Ke jetë bosh, kam diçka që ti kurrë s’do ta kesh! 14/07/2025
Pas ndarjes me Fjollën, Buta kapet “mat” me vajzën misterioze! 14/07/2025
Dasma në shtator, Besa Kokëdhima i jep fund beqarisë në fillim të vjeshtës 13/07/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

Flutura Açka përkujton ndarjen nga jeta të djalit me një dialog prekës

05/05/2022
in Lajme
Reading Time: 1 min read
A A
Flutura Açka përkujton ndarjen nga jeta të djalit me një dialog prekës

Flutura Açka përkujton sot largimin nga jeta të djalit të saj të vetëm. Me një postim në Facebook ajo ka treguar bisedën delikate me një mikeshën e saj, pyetjen e shkujdesur që ajo i bëri dhe përgjigjen që mori.





“Te kujtimet, e në ç’tjetër gjë mund të mbahemi pa u rrëzuar? Disa ditë më parë, një mike, e cila kishte humbur vajzën e saj adoleshente në krye të marsit, më pyeti se si ia kisha dalë ta përballoja humbjen e tim biri? A ia kam dalë? Nuk ia thashë që kam drojë se nuk ia kam dalë. Koha pas humbjesh të tilla, që të marrë kuptim, siç thotë Hamleti, “del vetëm nga kyçet”. Pa na u shpërbërë ato, nuk e dimë në kemi rrojtur ndonjë ditë si jetimë të fëmijëve tanë. Pak ditë nga 5 maji i vitit 2018, kur humba tim bir, një mike, e cila sapo më kishte shpjeguar se mezi numëronte ditët për të shkuar te e bija studente në Europë, më pyeti se si e përballoja kohën. I thashë e qetë e pa e fajësuar për shkujdesjen e pyetjes: “Ja, sikurse ti, duke numëruar ditët, por ty të mbarojnë, mua jo!” Sonte, katër vjet nga lamtumirës me të, veç luleve e qirinjve, kam për të vënë pranë fotos së tim biri edhe librin e ri… e t’i them se…e kam mbajtur fjalën! Ju lutem, miq, mos shkruani mesazhe ngushëllimi. Faleminderit për mirëkuptimin!”, shkruan Flutura Açka.





Tags: djalifletflutura ackahumbja
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Të rinjtë në Ballkan bashkojnë forcat kundër ekstremizmit të dhunshëm!
Lajme

Të rinjtë në Ballkan bashkojnë forcat kundër ekstremizmit të dhunshëm!

30/06/2025
Itali/ Nëse kontrollon telefonin e partnerit, rrezikon 10 vjet burg!
Lajme

Itali/ Nëse kontrollon telefonin e partnerit, rrezikon 10 vjet burg!

06/06/2025
“E bëri të qajë…”/ Si Victoria Beckham  “shkatërroi” dasmën e djalit me një fjali të vetme!
Lajme

“E bëri të qajë…”/ Si Victoria Beckham “shkatërroi” dasmën e djalit me një fjali të vetme!

30/05/2025
Isida Mollaymeri bëhet nënë për herë të parê – zbulon emrin e veçantë të bebes!
Lajme

Isida Mollaymeri bëhet nënë për herë të parê – zbulon emrin e veçantë të bebes!

28/05/2025
Nga dhimbja në vizion: Sara Hoxha rrëfen çfarë fshihet pas “Big Brother”!
Lajme

Nga dhimbja në vizion: Sara Hoxha rrëfen çfarë fshihet pas “Big Brother”!

20/05/2025
Këto janë shtetet që mbështetën Shqipërinë në Eurovision me “Zjerm”
Lajme

Këto janë shtetet që mbështetën Shqipërinë në Eurovision me “Zjerm”

20/05/2025
Next Post
Harrojeni rozën, e verdha do pushtojë këtë sezon

Harrojeni rozën, e verdha do pushtojë këtë sezon







Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera