“Secili prej jush dhe 60 milionë italianë të tjerë kanë mendimin e tyre për Alitalia, dhe të gjitha ato janë të respektueshme. Por kur fluturimi i parë Alitalia filloi në vitin 1947, filloi një histori e lavdishme e përsosmërisë absolute aeronautike”. Me këto fjalë komandanti Andrea Gioia, 55 vjeç, me 15 mijë orë fluturim, i stërvitur në shkollën e fluturimeve të Alitalia, përshëndeti linjën ajrore historike italiane mbrëmë, në natën e udhëtimit të fundit.
Avioni, me 180 pasagjerë në bord, u nis nga Cagliari në orën 22.36, me gjysmë ore vonesë dhe u ul në Fiumicino në 23.22 pasdite, duke mbyllur një histori që zgjati gati 75 vjet.
Zonja Laura Canto e postoi gjithashtu lamtumirën e saj në Facebook. “Zonja dhe zotërinj, para së gjithash doja t’ju falënderoja që na shoqëruat gjatë këtyre 74 viteve. Ky është fluturimi ynë i fundit Alitalia dhe ju falënderoj shumë që keni fluturuar gjithmonë me ne dhe që na besuat. Dhe tani dua të kem nderin të bëj njoftimin përfundimtar për këtë fluturim. Zonja dhe zotërinj mirëmëngjes. Ne jemi gati të nisim fluturimin Alitalia AZ1581 me destinacion Cagliari përmes daljes E23. Alitalia ju falënderon për zgjedhjen e shërbimeve të tij dhe ju uron një fluturim të sigurtë”.
Ish-linja ajrore kombëtare e Italisë ka mbyllur dyert pas më shumë se katër vitesh administrim të jashtëzakonshëm dhe 1.3 miliardësh hua publike. Epoka e Ita fillon sot: fluturimi i saj i parë u ngrit këtë mëngjes në linjën (Milan Linate – Bari)./revistawho.com