Këngëtari Blero Muharremi ka dhënë një deklaratë të fortë për emisionin “Prive”, në lidhje me ndarjen nga gruaja e tij e dytë, Afrona Dika.
ËRealisht nga fillimi lidhjen e kam ndjerë si një lloj aktrimi. Gjithmonë ka qenë në fokus paraja, sa ka pasur gjithçka ka qenë e bukur ndërsa kur i kam kufizuar shpenzimet, jam parë si i keq. Dhe nuk është që s’jam mjaft inteligjent për t’i kuptuar këto gjëra, por kam heshtur vetëm për të parë deri kur po shkon. Dhe siç ka filluar, ka mbaruar”, ka thënë këngëtari.








