Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë 13/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”! 13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan! 13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin! 13/02/2026
“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo? 13/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

Fondacioni Vodafone Albania mbështet ekipin shqiptar “Special Olympics Albania” në Lojërat Olimpike Speciale Botërore Berlin 2023

15/06/2023
in Pa kategori
Reading Time: 3 mins read
A A
Fondacioni Vodafone Albania mbështet ekipin shqiptar “Special Olympics Albania” në Lojërat Olimpike Speciale Botërore Berlin 2023

Ekipi kombëtar shqiptar i “Special Olympics Albania” do të jetë pjesëmarrës këtë vit me 10 sportistë me aftësi të kufizuara në Lojërat Olimpike Speciale Botërore Berlin 2023, i cili zhvillohet nga 17- 25 qershor. Në rrugëtimin e tyre deri në këtë hap cilësor, ekipi ka pasur shumë mbështetës. Një ndër ta është edhe Fondacioni Vodafone Albania, që për vite me radhë ka mbështetur skuadrën kombëtare të Special Olympics në eventet ndërkombëtare dhe vazhdon të mbështesë sportistët tanë me telefona celularë si dhe paketë roaming falas përgjatë gjithë qëndrimit të tyre në Olimpiadën e Berlinit.

 

Fondacioni Vodafone Albania ka pasur gjithmonë në fokusin e Kontratës Sociale me qytetarët, komunitetet e partnerët edhe mbështetjen për personat me aftësi të kufizuara për të dhënë kontributin e saj që nga përdorimi i teknologjisë së komunikimit Askush të mos mbetet pas. Komunikimi pa limit do t’u japë mundësi sportistëve tanë specialë të kenë mundësi jo vetëm të ruajnë komunikimin me familjet e tyre në Shqipëri, që është tepër e rëndësishme për ta, por edhe do të mund të postojnë ditë pas dite ecurinë e tyre në lojërat olimpike. Dhe ne shpresojmë që në njërën nga këto postime të shohim edhe ndonjë medalje.

Siç shprehet edhe Jonida Lakuriqi, Kryetarja e Bordit të Fondacionit Vodafone Albania: “Betimi i atletëve të Lojërave Speciale Olimpike përmbledh gjithë filozofinë e jetës dhe përpjekjeve të tyre. Le të fitoj! Dhe nëse nuk fitoj, le të jem guximtar në përpjekjen për ta arritur atë. Këta të rinj me aftësi të kufizuara, por me shumë dëshirë e vullnet për të shtyrë limitet e tyre çdo ditë, ia kanë dalë të jenë fitimtarë në garën e madhe të jetës, duke u përballur me dinjitet, së bashku me familjet e tyre, me sfidat më të cilat fati i ka përballur. Ata kanë ardhur deri në eventin e Lojërave Speciale Olimpike dhe ky rrugëtim kurajoje e vendosmërie është frymëzim për të gjithë ne.”





Ekipi shqiptar “Special Olympics Albania” do të përfaqësohet në Lojërat Olimpike Speciale Botërore Berlin 2023 në 4 disiplina: basketboll, not, atletikë dhe peshëngritje. Ai përbëhet nga 10 atletë, 7 trajnerë dhe sportistët vijnë nga 3 qytete të ndryshme.


Me këtë projekt dhe delegacion ambicioz prej 20 personash do të çelet një dritare për të gjithë komunitetin e personave me aftësi të kufizuara intelektuale dhe mbështetësit e tyre duke treguar kurajë, talent dhe vendosmëri për të thyer barrierat përmes sportit. Dhe gjithashtu të përcjellim edhe njëherë mesazhin e rëndësishëm se Së bashku ne mundemi të garojmë, e pse jo, edhe të fitojmë medalje!

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?
Pa kategori

Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?

03/02/2026
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!
Pa kategori

Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!

30/01/2026
Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit
Pa kategori

Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit

11/01/2026
Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK
Pa kategori

Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK

09/01/2026
Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 
Pa kategori

Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 

30/11/2025
Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh
Pa kategori

Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh

30/11/2025
Next Post
Kim e tha çfarë e tërheq te një mashkull dhe nëse mendoni se e keni parasysh çfarë, gaboheni!

Kim e tha çfarë e tërheq te një mashkull dhe nëse mendoni se e keni parasysh çfarë, gaboheni!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera