Revista amerikane ” Forbes” ka publikuar klasifikimin e supermodeleve më të paguara në botë.
Ajo që dominon prej vitesh është modelja Gisele Bundchen me 30, 5 milion dollarë fitime për këtë vit.
Braziliania ndiqet në klasifikimin e Forbes nga Adriana Lima (në vendin e dytë si vitin që shkoi) me 10,5 milion dollarë fitime.
Dhe trupa e vajzave të reja të Instagramit duket se po fitojnë gjithnjë e më shumë terren në industri: Kendall Jenner dhe Gigi Hadid kanë bërë një hap të madh përpara duke u renditur përkatësisht në vendin e tretë dhe të katërt nga revista prestigjioze, transmeton Shqip.







