Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Forcë, besim dhe 30 vite histori, Majlinda Manoku, gruaja pas një suksesi që zgjat! 27/12/2025
Ups! Të gjithë e paskemi ditur gabim emrin e Ylli Limanit 27/12/2025
“Ishte e tmerrshme!”, Propozimi i Turit për Orindën paska qenë më i sikletshmi (por edhe më i bukuri) në histori! 27/12/2025
Sulm tronditës ndaj gazetarit Elton Tozaj, familja: Rrezikon të humbasë shikimin 27/12/2025
“Jam i komplikuar!”/ Ylli Limani hap zemrën për problemet në dashuri: Çfarëdolloj përpjekje që e bëj… 27/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Kryesore

Forcë, besim dhe 30 vite histori, Majlinda Manoku, gruaja pas një suksesi që zgjat!

27/12/2025
in Kryesore, Lart e poshtë, Në Kopertinë, Vetëm në WHO
Reading Time: 5 mins read
A A
Forcë, besim dhe 30 vite histori, Majlinda Manoku, gruaja pas një suksesi që zgjat!






Ka histori që nuk maten me shpejtësi, por me shpirt. Historia e Majlinda Manokut është një prej tyre. Gati 30 vite punë, vendime të vështira, besim i ndërtuar dita-ditës dhe një rrugëtim që nuk ka qenë kurrë i lehtë, por gjithmonë i bekuar. Në një fushë ku zhurma shpesh mbizotëron mbi thelbin, ajo ka zgjedhur qetësinë, korrektësinë dhe marrëdhëniet afatgjata. Sipërmarrëse në botën e makinave, por mbi të gjitha grua me vlera të forta, Majlinda ka ditur të ruajë balancën mes biznesit dhe jetës, mes forcës dhe ndjeshmërisë, mes ambicies dhe familjes. Sot, si nënë dhe gjyshe, ajo flet për suksesin jo vetëm si rritje në biznes, por si aftësi për të qenë e pranishme, për të mos humbur veten në role dhe për të ndërtuar diçka që zgjat më shumë se koha. Një histori për besimin, për durimin dhe për gratë që ecin përpara pa bërë zhurmë, por duke lënë gjurmë.

Fotografia: Jetmir Duraku/ Hair&Make-up: GlobalWoman Beauty/ Styling: Rezarta Skifteri


 

Si ishte viti 2025 për ty?

-Viti 2025 ishte një vit reflektimi dhe suksesesh. Një vit ku pashë pas me mirënjohje për gjithçka është ndërtuar dhe përpara me më shumë qartësi. Nuk ishte më viti i garës së shpejtë, por i vendimeve të mençura.

Si e përmbledh ciklin e një viti një grua, sipërmarrëse, bashkëshorte, nënë, gjyshe?

-Me një fjalë: ekuilibër. Me disa fjalë, shumë role, një zemër. Çdo vit më mëson se nuk duhet të jem perfekte në çdo rol, por e vërtetë dhe e pranishme në secilin prej tyre.

Kur flasim për sipërmarrjen e grave, mendojmë gjithçka përveç makinave. Ti e ke thyer këtë tabu. Çfarë duartrokiti “Auto Manoku” këtë vit?

-Ky vit duartrokiti qëndrueshmërinë, besnikërinë e klientëve dhe faktin që kemi ruajtur standardin edhe në kohë sfiduese si kjo që kemi lënë pas. Për mua, suksesi më i madh është respekti i tregut dhe klientëve që na besojnë çdo ditë, çdo vit.

Nga një ide në Lushnjë, në një sukses që numëron thuajse 3 dekada, si ka qenë ideja kryesore e kësaj sipërmarrjeje?

-Ideja ka qenë gjithmonë e njëjtë: punë e ndershme, cilësi dhe marrëdhënie afatgjata me klientët. Nuk kemi ndërtuar thjesht biznes, por besim që të festojmë këto vite që numërojmë dhe shumë më shumë që presim.

A ka momente kur thua se në një fushë tjetër do kishte qenë ndryshe?

-Jo. Çdo fushë ka vështirësitë e veta. Kjo më ka formuar si njeri dhe si grua. Nuk e ndërroj dot këtë rrugë me asnjë tjetër.

Çfarë të mëson kjo lloj sipërmarrjeje që diçka tjetër nuk ta mëson dot?

-Të jesh e fortë pa humbur faktin e të qenit njeri. Të marrësh vendime të vështira dhe të mbash përgjegjësi jo vetëm për veten, por mbi të gjitha për të tjerët.

Dy momentet më të lumtura dhe dy më të trishtat në punën tënde?

-Më të lumturat: rritja e biznesit dhe momentet kur klientët kthehen ndër breza.

Më të trishtat: humbja e njerëzve të dashur dhe periudhat e pasigurisë që të vënë në provë.

Ku ndryshon Majlinda si grua nga Majlinda si sipërmarrëse?

-Si grua jam më emocionale, më e butë. Si sipërmarrëse jam më e vendosur, më e ftohtë në vendime. Por të dyja bashkë më bëjnë ajo që jam.

Kë ke pasur mbështetjen më të madhe në këtë rrugëtim?

-Familjen. Pa asnjë dyshim. Mbështetja e tyre ka qenë shtylla ime kryesore.

Nëse një vajzë e re vjen te ti dhe të thotë se kërkon që ta këshillosh për një sipërmarrje që dëshiron të nisë, cilat janë 5 këshillat që do t’i jepje?

1. Beso te vetja, edhe kur të tjerët dyshojnë.

2. Mëso vazhdimisht.

3. Mos ki frikë nga dështimi.

4. Rrethoje veten me njerëz më të mirë se ti.

5. Ji e ndershme, gjithmonë.

Duke u marrë me pjesët e makinave, besoj lind dhe dashuria për vetë makinat. Majlinda cilën ka të preferuar?

-Nuk kam vetëm një. Më pëlqejnë makinat që kombinojnë forcën me elegancën, ashtu siç duhet të jetë edhe një grua në biznes.

Jo vetëm sipërmarrëse, por edhe nënë dhe së fundmi gjyshe, si i balancon të gjitha rolet në jetë?

Me prioritetet e duhura dhe duke pranuar se nuk mund t’i bësh të gjitha njëkohësisht. Dashuria është çelësi për çdo gjë.

Ku ndryshon Majlinda si nënë dhe Majlinda si gjyshe? Në kohën dhe përkushtimin dikur dhe sot?

-Si gjyshe jam më e qetë, më e duruar. Koha tani ka një tjetër shije, më pak nxitim, më shumë përjetime.

Nëse jo në këtë sipërmarrje, në cilën fushë tjetër do të kishe sukses?

Në mentorim ose në edukim. Më pëlqen të ndaj përvojën dhe të motivoj njerëzit.

Viti 2026 po troket, cilat janë ato planet që i ke vënë “tick-un”?

Zgjerim të qëndrueshëm, më shumë fokus te inovacioni dhe investim te brezi i ri.

Urimi yt për vitin që presim?

Shëndet, paqe dhe guxim për të ndjekur ëndrrat. Qoftë një vit me më shumë mirësi dhe më pak frikë./revistawho.com

 

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nga ekrani në familje, Ueda dhe Arlindi rrëfejnë dashurinë!
Kryesore

Nga ekrani në familje, Ueda dhe Arlindi rrëfejnë dashurinë!

23/12/2025
Bleona Qereti nuk mund të dukej më bukur se kaq në “Vogue”!
Breaking News

Bleona Qereti nuk mund të dukej më bukur se kaq në “Vogue”!

16/12/2025
Ekskluzive/ Mira Kazhani: Nga frika te drita, 2 nëntori që më ndryshoi jetën!
Kryesore

Ekskluzive/ Mira Kazhani: Nga frika te drita, 2 nëntori që më ndryshoi jetën!

02/11/2025
Një bashkëpunim mes Rita Orës dhe Ylli Limanit mund të jetë më afër sesa e mendoni!
Breaking News

Një bashkëpunim mes Rita Orës dhe Ylli Limanit mund të jetë më afër sesa e mendoni!

01/11/2025
Kjo është LISTA e konkurentëve për Fest 64! 
Breaking News

Kjo është LISTA e konkurentëve për Fest 64! 

13/10/2025
Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025







Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera