Në darkën speciale të martesës, banorët bëjnë që të gjithë gëzuar dhe gëzimi shoqërohet me batuta mes tyre. Fotinia u drejtohet të tjerëve: “Po tërheq këmbën zvarrë për të gjithë ju. Kush e ka radhën tani?”, pyet ajo me shaka. Ndërkohë, Olsi ngrihet nga tavolina dhe i thotë Danjelit. “Danjel, do të vijmë edhe ne (Olsi me Fiorentinën) në Turqi”, duke iu referuar surprizës së Big Brother për çiftin e sapomartuar që u është rezervuar kur të dalin jashtë; muaj mjalti në Turqi.