Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë! 05/03/2026
Elegancë në të zezë, Nicole Kidman rikthen klasiken në premierën e “Scarpetta” në New York 05/03/2026
Një bebe tjetër në familjen Kardashian, këtë herë pa baba! 05/03/2026
Pak pas ndarjes nga gruaja, futbollisti i njohur kapet mat me modelen e “OnlyFans”! 05/03/2026
Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij! 05/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

FOTO/ 16-vjeçarja tregon detaje nga jeta e saj, kush e nxiti të bëhej pjesë e “Miss Shqipëria”

20/06/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
FOTO/ 16-vjeçarja tregon detaje nga jeta e saj, kush e nxiti të bëhej pjesë e “Miss Shqipëria”

Në edicionin e 19-të të Miss Shqipëria, që u zhvillua në kalanë e Tepelenës më 16 qershor, fatlumja që rrëmbeu kurorën e Miss-it ishte 16-vjeҫarja Alesia Çoku.





Bukuroshja me origjinë nga Lushnja, as nuk e kishte menduar se mund të ishte ajo që do të rrëmbente kurorën e Miss-it dhe kur në fund të spektaklit u dëgjua emri i saj, s’kishte lumturi më të madhe.


E ftuar së bashku me producentin e këtij spektakli, Petri Bozo,  këtë pasdite në “Rudina”, Alessia rrëfeu më shumë për këtë eksperiencë të jashtëzakonshme, e cila, me siguri do t’i ndryshojë rrjedhën e jetës profesionale.

16-vjeҫarja ka lindur në Itali, Rimini, ku familja e saj kishin emigruar për shumë vite. Në moshën 7-vjeҫare, së bashku me familjen, Alessia vendoset në Tiranë dhe fillon shkollën. Me kalimin e viteve, shtatlartësia u bë e dukshme tek ajo dhe dëshira për të qenë pjesë e konkurseve të bukurisë po aq e dukshme vit pas viti. Por mosha e vogël, ende e kufizonte. Pyetjes se si u gjend në Miss Shqipëria këtë vit, Alessia i përgjigjet se për të ka qenë gjithmonë diҫka tunduese: “Familja dhe sidomos mami ka qenë shtysa ime kryesore, por unë e kam edhe hobi këtë gjë dhe mendova, pse të mos isha pjesë?” – tregon Alessia.

Edhe pse ka lindur në Itali dhe të ardhmen e sheh më shumë drejt këtij vendi, hë për hë, Alessia ndihet mirë me Shqipërinë. Edhe në Rimini, vendi i saj i lindjes, Miss-i ka bërë më parë një audicion bukurie në të cilin ka kaluar disa faza, por nuk ishte i përmasave të tilla, shkruan “Express”. Mediat vendase, madje, i kanë kushtuar edhe shumë artikuj fitores së Alessias ditët e fundit.

Mes 31 vajzave që u bënë pjesë e këtij kompeticioni, Alessia ishte me fatlumja, por më shumë sesa kurora, thekson ajo, fitoi një eksperiencë të jashtëzakonshme, ëndrrash, miqësi të forta me vajzat konkurrente, mësoi më shumë për resurset e mrekullueshme të vendit tonë, por edhe ҫ’do të thotë të punosh me regjim e disiplinë të rreptë. Këtë e vë në dukje edhe producenti Petri Bozo, i cili shton se të jesh Miss nuk është aq e bukur sa duket, sepse kjo garë, më shumë se ҫdo gjë tjetër, është një punë me regjim ushtarësh.

Megjithatë, pas pak muajsh, Alessia do të përfaqësojë Shqipërinë në Miss Globe 2017 dhe, me siguri, edhe atje do të ketë një përfaqësim dinjitoz të bukurisë shqiptare.

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë!
Breaking News

Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë!

05/03/2026
Elegancë në të zezë, Nicole Kidman rikthen klasiken në premierën e “Scarpetta” në New York
Breaking News

Elegancë në të zezë, Nicole Kidman rikthen klasiken në premierën e “Scarpetta” në New York

05/03/2026
Një bebe tjetër në familjen Kardashian, këtë herë pa baba!
Breaking News

Një bebe tjetër në familjen Kardashian, këtë herë pa baba!

05/03/2026
Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij!
Breaking News

Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij!

05/03/2026
Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin!
Breaking News

Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin!

05/03/2026
“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!
Breaking News

“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!

04/03/2026
Next Post
Damiano lë Shqipërinë për “rutinën” e Suedisë: Ja kur do të rikthehem!

Damiano lë Shqipërinë për “rutinën” e Suedisë: Ja kur do të rikthehem!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera