Dita e sotme ka shënuar një tjetër ditëlindje. Djali i Agron Llakajt feston 30-vjetorin e lindjes. Marrëdhënia e tyre e veçantë duket qartë edhe në dedikimin që Llakaj ka bërë për të birin, i cili tashmë është një shok shumë i mirë për të.
“Shoku im i ngushtë Eno!28 Mars 1987 erdhe në jetën time dhe në jetën tonë…Shumë herë ta kam uruar këtë datë dhe shpresoj ta uroj edhe shumë e shumë herë….Sot nise moshën e ‘burrërimit’, mosha e ndryshimit dhe përjetimit të ngjarjeve të mëdha dhe të bukura në jetën tënde! Zoti të dhënt jetë të gjatë, dashuri dhe u gëzofsh gjithë jetën tënde! Gëzuar 30 vjetorin biri dhe shoku im!Edhe 100!”-shkruan aktori i dashur i humorit./revistawho.com