U bënë më shumë se 2 muaj që këngëtari Korab Shaqir dhe partnerja e tij u bënë prindër për herë të parë të një djali. Ata e pagëzuan vogëlushin me emrin Alte. Kjo për ta është një nga periudhat më të bukura, saqë vendosën ta mbanin larg syrit mediatik. Por më në fund këngëtari e theu akullin, pasi ai ka ndarë me fansat në rrjetin social ‘Instagram’ një foto të vogëlushit. Edhe pse mjaft i vogël Alte ka filluar t’i zë vendin babit.
‘Më ka zënë vendin djali’- shkruan Korabi bashkangjitur fotos./revistawho.com