E cilësuar si diva e muzikës shqiptare, Adelina Ismaili po jeton kohën më speciale të jetës së saj. Ajo është në pritje të fëmijës së parë. E tërhequr krejtësisht nga sytë kuriozë, këngëtarja kosovare po shijon në qetësi familjen e saj të vogël që shumë shpejt do të zgjerohet e nuk do të jenë më vetëm ajo dhe Vali, bashkëshorti. Shumë të lumtur, ata janë shfaqur mbrëmë teksa konsumonin një darkë romantike për ditëlindjen e Valit. Siç shihet, Adelina është në një formë të shkëlqyer dhe duket më e bukur se kurrë.