Mbrëmjen e së shtunës, një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një 18-vjeçari, ka ndodhur në aksin Skelë- Ujë i ftohtë, në Vlorë. Mësohet se makina BMë X6 me targë AA010AU ka rënë në pusetën e hapur dhe për pasojë ka humbur jetën Kristi Panajoti 18 vjec, ndërsa është plagosur Petro Beja 21 vjeç.
Njoftimi i Policisë
Rreth orës 23:50, në lagjen “Ujë i ftohtë” ka ndodhur një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi. Policia pasi ka shkuar në vendngjarje ka konstatuar se në aksin Ujë i ftohtë – Skelë, automjeti tip “BMV-X6” me targë AA 010 AU, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal. Për pasojë kanë marrë dëmtime të rënda drejtuesi i mjetit, shtetasi P.B., 21 vjeç, banues në Vlorë, bashkë me një pasagjer, të cilët u dërguan menjëherë në Spitalin e Vlorës, por rreth orës 00:05, Spitali ka konfirmuar humbjen e jetës së pasagjerit. Policia ka identifikuar viktimën me gjeneralitetet K.P., 17 vjeç, banues në Vlorë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme hetimore për sqarimin e rrethanave të aksidentit.