Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Dështojnë përpjekjet për pajtim, futbollisti i njohur ndahet sërish nga gruaja dhe arsyeja është e njëjtë: Tradhtia! 24/01/2026
“Ndihem e bekuar”, Rita Ora na shkriu zemrat me dedikimin për gjyshen 24/01/2026
Heidi Baci: Pas 10 vitesh e shoh veten në politikë! 23/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time! 23/01/2026
“Asaj i qesh fytyra”, motra e Mateos zbulon detaje: Më tregoi për Brikenën vetëm kur hyri në BBV! 23/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

FOTO/ Alban Hoxha rrëfen jetën pa bashkëshorten dhe vështirësitë si prind i vetëm

09/04/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
FOTO/ Alban Hoxha rrëfen jetën pa bashkëshorten dhe vështirësitë si prind i vetëm

Të qenit një prind i vetëm në rritjen e fëmijës sigurisht është një rrugëtim i vështirë. Duhet dije, mirëqenie ekonomike, forcë karakteri dhe shumë kohë e vullnet për t’ju përkushtuar fëmijës e për ta përgatitur atë për jetën.





Çdo ditë e jetës së fëmijës përbën një ngjarje të re, ku prindi duhet të jetë gjithmonë gati. Jemi mësuar të shohim zakonisht nëna që i rrisin të vegjlit e tyre të vetme shpesh duke punuar disa punë për t’u përmbushur atyre çdo nevojë.

Kështu kishte qenë e shkruar, që bashkëshortja e Albanit, Doriana, me të cilën ishte lidhur që i fare i ri, të merrte frymën e saj të fundit për shkak të një komplikimi shëndetësor, disa ditë pas lindjes së fëmijës së tyre të parë. Albanit ajo i la pas një dashuri të madhe, një pjesë të sajën, një krijesë te cilës ai do i dedikonte jetën në vazhdim. Sot pas dy viteve, Albani ka ditur të rigjejë forcën e të pranojë fatin e tij të trishtë me Dorianën, por edhe bekimin e tij, Bekon e vogël e të jetë një prind i mirë për të.


Albani ka arritur të përjetojë ndjenjën më të madhe të dashurisë përmes të birit. Ditët kalojnë, por vëmendja nuk shkëputet asnjëherë prej djalit i cili duket se ka trashëguar cilësitë më të mira të dy prindërve. Portjeri i njohur na fton në fushën ku stërvitet çdo ditë në Petrelë, teksa ndan me çiltërsi dhe emocion rrugëtimin e tij jetësor deri tani, ëndrrat që ai thur për të ardhmen e Bekos dhe jetës së tyre bashkë në vazhdimësi.

Pavarësisht se nuk e kishte menduar të qenit vetëm në prindërimin e Bekos, fati kështu deshi për të dhe Albani e ka pranuar këtë tashmë. Ai tregon për atë dashurinë dhe dëshirën e madhe që kishte që herët për t’u bërë baba, pritjen e ëmbël të Bekos nga të dy bashkëshortët. Edhe pse gjendet në çdo moment dhe përpiqet të jetë prezent në jetën e djalit, përkushtimi në futboll, stërvitjet, ndeshjet dhe angazhimet me ekipin nuk ja lejojnë që Albani të merret 100% të kohës me djalin.

Fatmirësisht, nëna e Albanit është një ndihmesë e paçmuar në rritjen e nipit, ardhja në jetë e të cilit e ka gjallëruar dhe lumturuar. Të qenit një lojtar shumë i rëndësishëm dhe i suksesshëm i futbollit shqiptar dhe i angazhuar maksimalisht në këtë pjesë, nuk e ka penguar Alban Hoxhën të jetë një baba i mirë. Ai arrin të menaxhojë kohën që t’i përkushtohet profesionit dhe ta rrisë të birin siç duhet, duke synuar vazhdimisht më të mirën për të. /Klan.tv

Tags: alban hoxha
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Nuk e di çfarë ka në atë ujë”, Rita Ora flet me krenari për yjet e muzikës nga Kosova!
Breaking News

“Ndihem e bekuar”, Rita Ora na shkriu zemrat me dedikimin për gjyshen

24/01/2026
Heidi Baci: Pas 10 vitesh e shoh veten në politikë!
Breaking News

Heidi Baci: Pas 10 vitesh e shoh veten në politikë!

23/01/2026
Deklarata e Mateos, reagojnë familjarët e Brikenës: E kaluara private nuk është material loje…
Breaking News

“Asaj i qesh fytyra”, motra e Mateos zbulon detaje: Më tregoi për Brikenën vetëm kur hyri në BBV!

23/01/2026
“I kam si motra”, Paris Hilton: Rita dhe Bebe, të bukura brenda dhe jashtë!
Breaking News

“I kam si motra”, Paris Hilton: Rita dhe Bebe, të bukura brenda dhe jashtë!

23/01/2026
“Një virus ndryshoi gjithçka”, rrëfimi prekës i Kledi Kadiut për të birin: Pse atij dhe jo mua?
Breaking News

“Një virus ndryshoi gjithçka”, rrëfimi prekës i Kledi Kadiut për të birin: Pse atij dhe jo mua?

23/01/2026
Bes Kallaku në një marrëdhënie të re? Ja detaji që na bëri të dyshojmë!
Breaking News

Bes Kallaku në një marrëdhënie të re? Ja detaji që na bëri të dyshojmë!

22/01/2026
Next Post
FOTO+VIDEO/ A e mbani mend Bora Zemanin kur këndonte në ‘Top Fest’? Prezantuesja ka plane për t’u rikthyer në muzikë

FOTO+VIDEO/ A e mbani mend Bora Zemanin kur këndonte në ‘Top Fest’? Prezantuesja ka plane për t’u rikthyer në muzikë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera