Aleksandër Frangaj, themeluesi i Tv Klan ka festuar mbrëmë me miqtë dhe punonjësit e televizonit ditëlindjen e tij. Frangaj ka marrë urime dhe ka fikur tortën e ditëlindjes në një festë madhështore në një nga ambientet më “in” të Tiranës. Një moment i bukur ka qenë edhe kënga që bashkëshortja e tij Alba i ka kushtuar. Ajo ka kënduar këngën e Kozma Dushit “Eja o shoku ynë”, duke e përshtatur fjalët e saj. ( Nga është një vajzë që e dua shumë, është një djalë që e dua shumë). Ndërsa kori i vajzave duke filluar me Valbona Selimllarin, Nora Klosin, etj e kanë shoqëruar bashkëshorten simpatike të Frangaj.
* Fotot i kemi marrë nga Insta Stories i gazetarit, Drini Zeqo*.