“Krenare që jam ambasadore e bukurisë shqiptare në këto tre vite”. Kështu shkruan prezantuesja e dashur e shqiptarëve Amarda Toska krahas fotove ku paralajmëron nisjen e setit fotografik për fushatën e re. Ami është imazh i kompanisë kozmetike “Avon” për Shqipërinë, ndërsa siç shënon dhe vetë moderatorja, koleget e saj nëpër botë janë Irirna Shayk e Sofia Vergara. Veç imazhit të bukurisë, Ami është njëherësh në krye të një biznesi të rëndësishëm privat si dhe nënë e lumtur e Joelit të vogël.