Ajo është shprehur se është bërë pjesë e programit “Strictly Come Dancing” këtë vit për të ritreguar feminilitetin e saj. Ndërkohë që është ende pjesë e këtij konkursi kërcimi, lëvizja tjetër e saj është një set fotografik në të cilin ka treguar të çarat e mastektomisë. Këngëtarja amerikane ka pozuar për numrin e fundit të revistës “Fault”, duke treguar trupin dhe të çarat në disa fotografi të mrekullueshme.