Tenori Andrea Bocelli ka trembur familjarë, miq e fansa pas një incidenti. Ai u rrëzua nga kali paraditen e djeshme në fermën e tij. Artisti u transportua me helikopter në spitalin e Pisës. Sipas mediave italiane ai ka dëmtuar brinjët. Por në momentin e rënies ai ka pësuar edhe një traumë të fortë në kokë. Pas shqetësimit të italianëve, Bocelli u shfaq pasditen e djeshme në dritaten e spitalit, për t’i qetësuar të gjithë duke thënë se është mirë e pritet të dalë shpejt. Tenori është i verbër./ revistawho.com