Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar… 03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin! 03/03/2026
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më! 02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen” 02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë! 02/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

FOTO/ Aurela Gaçe flet për herë të parë pas lindjes, zbulon disa sekrete

08/03/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
FOTO/ Aurela Gaçe flet për herë të parë pas lindjes, zbulon disa sekrete

Edhe pse statusin e nënës e përjetoi për herë të parë pothuaj 6 vjet më parë, pas lindjes së Abigail, Aurela përjetoi po të njëjtat ndjesi: “Thonë që për herë të dytë mësohesh, po unë kuptova që nuk u mësova dot..” – tregon këngëtarja për ndryshimet mes dy bijave.





Në fillim, jo vetëm për Aurelën dhe Skerdin, por edhe për Grace, ardhja e dikujt tjetër në shtëpi nuk ishte e thjeshtë. Vogëlushja 6-vjeҫare kishte kuptuar që vëmendja nuk ishte aq e madhe sa para ardhjes së motrës së vogël. Por Aurela tregon se me kalimin e kohës u mësua, aq sa nuk i ndahet Abigail për asnjë moment.

Në ndryshim nga shtatzënia e parë, e dyta me Abigail ka qenë më e vështirë: “Të dyja vajzat kanë qenë të ndryshme. Me Grace, pak para lindjes kam kënduar, kam xhiruar klipe, kam bërë koncerte live, kam inҫizuar një koncert të tërë, ndërsa me Abin ka qenë e vështirë. Për disa kohë, regjim shtrati absolut. Pastaj periudha e fundit sërish e vështirë.”


Por diҫka që këngëtares së njohur i ka mbetur merak janë edhe komentet në profilet sociale e sidomos ato që i referoheshin ca kileve më tepër: “Më vinte keq që njerëzit ma vinin në duke “je shëndoshur”, në një kohë që unë as nuk mendoja për këtë, por vetëm për atë krijesë që prisja”, – tregon Aurela e keqardhur edhe për komentet.

Duke ndarë me publikun edhe emocionet e lindjes, Aurela tregon se për ҫudinë e saj dhe të të gjithëve, në sallën e operacionit, ajo zbuloi se ishte frikacake, aq sa këmbëngulte që ta vinin në gjumë e të mos ndiente: “Vetëm mjekët mund ta tregojnë se ҫfarë kam kaluar në sallën e lindjes.”

Për emrin e veҫantë me të cilin Aurela dhe Skerdi pagëzuan vajzën e tyre të dytë, Aurela tha se plotësoi dëshirën e bashkëshortit: “Skerdi donte ta quanim Abigail (gëzimi i babit), ndërsa unë këmbëngulja edhe për një emër tjetër, derisa i propozova Isabelle (e përkushtuar në Zot) dhe ai vendosi që t’i kemi të dyja.”

Shumë shpejt, këngëtarja do të fillojë koncertet live, klipet dhe projektet e reja, të cilat do t’i prezantojë së shpejti edhe në publik.

Marrë nga Class

Tags: aurela gace
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…
Breaking News

Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…

03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!
Breaking News

“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!

03/03/2026
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!
Breaking News

Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!

02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”
Breaking News

Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”

02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!
Breaking News

”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!

02/03/2026
“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije…
Breaking News

“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije…

02/03/2026
Next Post
Flet më në fund Jennifer Lopez: Unë dhe Drake…

Flet më në fund Jennifer Lopez: Unë dhe Drake...








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera