Inspektorati i Komunës së Prishtinës ka shembur tarracën e një lokali që është në pronësi të babait të Lorik Canës. Me ngritjen e temperaturave , tarracat e lokaleve gjithandej nëpër Prishtinë kanë filluar të frekuentohen nga qytetarët. Mirëpo kjo nuk ka penguar Inspektoratin në kuadër të komunës së Prishtinës për të filluar prishjen e tyre, shkruan Gazeta Monitor. Një fat të tillë mësohet të ketë pasur edhe lokali që është në pronësi të babait të kapitenit të ish-Kombëtares shqiptare Lorik Cana, që ndodhet në lagjen “Pejton”.