Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Një virus ndryshoi gjithçka”, rrëfimi prekës i Kledi Kadiut për të birin: Pse atij dhe jo mua? 23/01/2026
Bes Kallaku në një marrëdhënie të re? Ja detaji që na bëri të dyshojmë! 22/01/2026
Nga skandali në rikthim: Chiara Ferragni nis një kapitull të ri me brandin ndërkombëtar! 22/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët?  21/01/2026
“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën 21/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

FOTO/ Bashkëshortja e ish-kancelarit Helmut Kohl, nuk lejon Merkelin të marrë pjesë në homazhe

22/06/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
FOTO/ Bashkëshortja e ish-kancelarit Helmut Kohl, nuk lejon Merkelin të marrë pjesë në homazhe

Organizimi i ceremonisë mortore të Helmut Kohl ka ngjallur tensione mes autoriteteve gjermane dhe familjes, sipas medias gjermane. Sipas të përjavshmes gjermane “Spiegel”, bashkëshortja e tij ka kundërshtuar një homazh nga Angela Merkel.





“Maike Kohl-Richter, bashkëshortja e dytë e ish-kancelarit (1982-1998) kërkon që vetëm të ftuarit e huaj mund të mbajnë një fjalim gjatë një ceremonie evropiane solemne parashikuar më 1 korrik në Parlamentin Evropian në Strasburg në Francë”, konfirmoi sot e përjavshmja gjermane “Spiegel”.

Angela Merkel, të cilën Helmut Kohl e mbështeti për fillimin e karrierës politike duke i besuar portofola ministrore pas Ribashkimit, ishte shkëputur politikisht me ish-mentorin e saj gjatë skandalit të kutive të zeza të Unionit Kristian Demokrat (CDU) dhe mori drejtimin e partisë, drejtuar për shumë kohë nga Kohl në vitin 2000.


Mes të ftuarve, bashkëshortja e “babait të ribashkimit” gjerman kërkon që kryeministri hungarez, Viktor Orban, një prej zyrtarëve të fundit politik që u takua me Helmut Kohl dhe një kundërshtar i politikës për pritjen e refugjatëve të Angela Merkel, të mund të shprehet.

“Në fund, Maike Kohl-Richter, e bindur nga të afërmit që kjo mund të shkaktonte një skandal ka ndryshuar mendim”, vijon e përjavshmja.

Media gjermane zbulon të tjera burime tensioni. Helmut Kohl nuk do të varroset në varrezën familjare në Ludëigshafen (perëndim) por, në një varrezë në Spire, pranë katedrales së këtij qyteti të Rhenanie-Palatinat, ku një ceremoni fetare është parashikuar më 1 korrik, pas homazhit në Parlamentin Evropian.

Në varrezën e Ludëigshafen prehen prindërit e tij dhe bashkëshortja e

parë, Hannelore, e cila vrau veten në vitin 2001. Sipas një prej të afërmve të tij, ish-kryeredaktori i të përditshmes “Bild” Kai Diekmann, ai kishte vendosur të varrosej në Spire në fund të verës të vitit 2015 kur gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar.

“Maike Kohl-Richter, 34 vjeç, djali i vogël, ishte akuzuar se kishte shtyrë Helmut Kohl, shumë të rënë fizikisht këto vitet e fundit, t’i largohej pjesës tjetër të familjes dhe të afërmve”, sipas shtypit. Një prej dy djemve që kishte pasur nga lidhja 40-vjeçare me Hannelore, Walter Kohl, ka theksuar se kishte mësuar për vdekjen e babait të tij në radio. Ai nuk kishte pasur asnjë kontakt me të që prej disa vitesh, ashtu si vëllai i tij Peter dhe nipërit e ish-drejtuesit.

Në një libër shumë të lexuar në Gjermani, Walter Kohl kishte paraqitur portretin e një babai të munguar dhe të plotfuqishëm, pak të interesuar për jetën familjare.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Një virus ndryshoi gjithçka”, rrëfimi prekës i Kledi Kadiut për të birin: Pse atij dhe jo mua?
Breaking News

“Një virus ndryshoi gjithçka”, rrëfimi prekës i Kledi Kadiut për të birin: Pse atij dhe jo mua?

23/01/2026
Bes Kallaku në një marrëdhënie të re? Ja detaji që na bëri të dyshojmë!
Breaking News

Bes Kallaku në një marrëdhënie të re? Ja detaji që na bëri të dyshojmë!

22/01/2026
Nga skandali në rikthim: Chiara Ferragni nis një kapitull të ri me brandin ndërkombëtar!
Breaking News

Nga skandali në rikthim: Chiara Ferragni nis një kapitull të ri me brandin ndërkombëtar!

22/01/2026
“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën
Breaking News

“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën

21/01/2026
Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje!
Breaking News

Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje!

21/01/2026
Lorna zbuloi se janë në një lidhje, reagon reperi shqiptar
Breaking News

Lorna zbuloi se janë në një lidhje, reagon reperi shqiptar

21/01/2026
Next Post
Agron Llakaj parashikon rezultatin e zgjedhjeve, ja sa mandate marrin PS, PD e LSI

Agron Llakaj parashikon rezultatin e zgjedhjeve, ja sa mandate marrin PS, PD e LSI








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera