Policia në kryeqytet ka konstatuar një shkelje dhe ka gjobitur prezantuesin shqiptar ditën e sotme, po se për çfarë shkeljeje bëhet fjalë nuk dihet. Fakt është se gjoba duhet të ketë qenë e lartë përderisa drejtuesi i programit “Oktapod” në Vizion Plus, Turjan Hyska, ironizon duke thënë se sapo bleu me këtë gjobë 20 pemë për qytetarët e Tiranës. Ai ka fotografuar gjobën dhe e ka ndarë në rrjetet sociale. Turi së fundmi është rikthyer edhe në muzikë. Ai sapo ka publikuar një këngë të re “Nokia e vjetër”, shoqëruar me videoklip. Ky vit është special për Turin pasi këtë korrik ai do të martohet me partneren e tij disavjeçare Orinda Huta./ revistawho.com