Teksa dita e dasmës së tyre po afrohet, ata nuk i kanë lënë të gjitha surprizat e përkushtimin për atë ditë. Shpesh i shohim Besin dhe Xhensilën duke shfaqur dashurinë për njëri-tjetrin e me shumë gjasë kështu ka ndodhur edhe këtë mëngjes ose ndoshta mbrëmjen e kaluar. Xhensila ka gjetur mbi shtrat një trëndafil të kuq, simbol dashurie dhe ka bërë një foto që e ka shpërndarë në rrjetet sociale. Këngëtarja nuk ka shënuar se prej kujt e mori këtë surprizë po sigurisht ne një ide e kemi. Bes Kallaku në fakt e ka treguar edhe në raste të tjera që është romantik, kujtojmë kur i shkroi dedikim këngëtares bukuroshe në një urë, për ditëlindje./ revistawho.com