Beyonce di gjithmonë si të jetë në qendër të vëmendjes. Kështu ka ndodhur edhe mbrëmjen e djeshme në ceremoninë e ndarjes së Çmimeve të Muzikës Country.
Edhe pse ikona e muzikës pop arriti me vonesë në këtë ceremoni, dhe nuk u fotografua në tapetin e kuq, ajo mahniti të gjithë teksa u shfaq në skenën e CMA Awards.
Bey kishte zgjedhur një fustan ngjyrë pastel në formë sirene, i cili ishte i tëri i zbukuruar me lule; volumi në pjesën e supeve neutralizohej nga look-u klasik me flokë të drejtë dhe grim në ngjyrat e tokës.