Këngëtarja dhe prezantuesja simpatike, Big Mama, është treguar gjithmonë e rezervuar për jetën e saj sentimentale. Deri më tani ajo nuk ka deklaruar që të jetë në ndonjë lidhje. Por disa fototë publikuara në ‘Instastory’ hedhin dyshimet për një lidhje të re të saj. Këngëtarja ka kaluar një darkë romantike në dritën e qirinjve. Mbetet akoma për të zbuluar se cili është personi që e ka shoqëruar.