Ndonëse për shkak të postit të rëndësishëm, ai duhet të jetë në kryeqytet, në të vërtetë Zv. Kryeministri Niko Peleshi, asnjëherë nuk është shkëputur përfundimisht nga Korça. Në mos gjatë javës, fundjavat e gjejnë gjithnjë në qytetin e lindjes e të zemrës politikanin shqiptar. Por ka ca kohë që qëndrimi i Peleshit në “Parisin e vogël” po zgjat më shumë. Nga postimet krah Julia Sinanajt dhe Xheni Eski, kemi zbuluar se arsyet lidhen me rikthimin e pazarit të Korçës, një ngjarje e bukur dhe e rëndësishme jo vetëm për qytetarët atje por edhe për turistët e shumtë vendas e të huaj.