Angazhimet e shumta gjatë sezonit veror si duket kanë ndikuar keq në shëndetin e Dafina Zeqirit. Këngëtarja ndodhet në spital duke marrë ushqim artificial (serum). Këtë e ka bërë të ditur vetë Dafina përmes rrjeteve sociale ku ka publikuar disa pamje duke zbuluar gjendjen e saj shëndetësore. Sipas mbishkrimit të saj kjo është hera e parë që i ndodh një gjë e tillë gjatë këtij sezoni./Express