Pas largimit nga ekrani i televizionit News 24, spikeri i njohur Dhimitër Gjoka është fotografuar në inagurimin e hotel “Plaza” në Tiranë. Kjo është hera e parë që spikeri i edicionit qëndror të lajmeve shfaqet në publik, nga dita kur mediat shkruan se nuk do të jetë më pjesë e televizionit informativ. Dhimitër Gjoka është fotografuar me zonjën e tij mbrëmjen e eventit të kombinuar edhe në veshje, shkruan revista “Story”. Ai është një nga folësit më të njohur të lajmeve në Shqipëri ndër vite pasi eksperiencat e tij televizive kanë qenë të shumta si në: TVSH, Top Channel, AS dhe së fundmi në News 24.