Madonna ka kaluar kohë të vështira në këto 9 muajt e fundit pasi ishte në ‘betejë’ me ish burrin e saj për fitimin e kujdestarisë së djalit Rocco Ritchie.
Por gjërat kanë përfunduar në të mirë për këtë çështje dhe tani këngëtarja po shijon pak kohë relaksi, transmeton ORAinfo.
Ajo është parë duke bërë ushtrime në biçikletë së bashku me trajnerin personal nëpër rrugët e Londrës.
Por 58-vjeçarja duket se nuk kishte qenë në dijeni se po shfaqte më shumë seç kishte planifikuar. Ushtrimet intensive duhet ta kenë shpërqendruar nga kjo ‘pakujdesi’.