Vëllai i aktorit të njohur turk , Kivanc Tatlitug, Cem, është divorcuar nga bashkëshortja e tij pas disa vitesh martesë. Shkaqet që dyshja ju drejtuan Gjykatës së Caglayan më 30 janar ishin papajtueshmëria për disa vendime të rëndësishme familjare, shkruan Syri.net. Vëllai i aktorit ka edhe një djalë, ndërsa tashmë ai është nën kujdestarinë e mamasë së tij. Duket se ky divorc ka mërzitur të gjithë familjen Tatlitung përfshi edhe aktorin e njohur 33-vjeçar.