Besojmë se kur të bëhet adoleshent ai do të jetë patjetër pjesë e faqeve “fëmijët e pasur shqiptarë”, aty ku adoleshentët tanë eskpozojnë jetën e luksit e makinat e tipit të fundit. Këtë rrugë ka nisur që tani Ansi i vogël. Mami Andrra dhe babi Sinani sapo i kanë bërë dhuratën më të fundit, një BMW, madje kabrio. Ajo është fiks për Ansin sepse ka vetëm vendin e shoferit. Në videon e publikuar nga Andrra në Instastory, i vogli duket i hutuar pranë lodrës së re. Ja sa të fluturojë dhe pak koha, e Ansi të kërkojë një BMW prej vërteti./ revistawho.com