Donald Trump ka surprizuar publikun me një pamje të re, por reagimet në rrjetet sociale nuk kanë qenë në një linjë.
Flokët e tij ikonike – ngjyrë ari, të fryra dhe të stilizuara në mënyrë të përpiktë – janë bërë një shenjë dalluese e personalitetit të Trump që para se të futej në politikë. Por, një video e re që qarkullon në rrjetet sociale tregon një ndryshim të dukshëm në stilin e tij.
Në klipin e postuar nga një mbështetës i tij në klubin e golfit në Palm Beach, duket se presidenti i zgjedhur ka zgjedhur një model më të shkurtër dhe më kompakt në anë, ndryshe nga pamja e tij e zakonshme në konferencat për shtyp.
“Presidenti i ardhshëm, Donald J. Trump, sot në klubin e bukur Trump International Golf Club Palm Beach! TRUMP-VANCE 2024!” shkruhet në postim.
Nuk është e qartë nëse ky ndryshim është rezultat i një prerjeje të re, një mënyre të ndryshme të stilimit, apo efektit të kapelës së tij të kuqe ikonike “MAGA”. Përfaqësuesit e Trump nuk kanë komentuar ende mbi këtë ndryshim.
Megjithatë, rrjetet sociale nuk kanë humbur kohë për të dhënë opinionet e tyre.
Edhe pse disa prej komenteve ishin tallëse, disa përdorues e vlerësuan pamjen e re. “Dukeni shkëlqyeshëm, zoti President!” shkroi një mbështetës i zjarrtë.
Nuk është hera e parë që spekulimet rreth ndryshimeve në flokët e Trump bëjnë bujë. Në vitin 2019, ai u shfaq me flokë të krehur prapa gjatë një shërbimi kishtar për nder të viktimave të një sulmi masiv. Por, shumë shpejt, ai u rikthye te stili i tij klasik.
Nëse kjo pamje e re do të jetë e përkohshme apo një stil i përhershëm, mbetet për t’u parë. Sidoqoftë, flokët e Trump vazhdojnë të jenë një temë që ndez debat.