Aktorja e humorit, Delinda Zhupa, që u bë e famshme si imituesja e ishdrejtoreshës së Tatimeve, Briseida Shehaj është në pritje të fëmijës së parë, pas fejesës 1-vjeçare me skenografin Eldo Disha. 26-vjeçarja ka postuar një foto ku tregon barkun e rritur, pak para së të sjellë në jetë fëmijën, që flitet se është djalë, shkruan “Panorama”. Aktorja, e cila qëlloi menjëherë në shenjë me personazhin tipik, Miss Dhoqina Shtrëmbari, u bë e njohur me imitimin e ish-drejtoreshës së Tatimeve.