Armela Hyseni mori famë në “Big Brother” ndonëse doli shpejt nga loja televizive. Ajo ëndërron punën në ekran e ndërkohë vazhdon pozon si fotomodele. Një pozë e fundit e Hysenit, ka tërhequr vëmendjen e faqe së famshme “Vipat e bllokut”, që merret kryesisht me zbulimin e personazheve që kryejnë ndërhyrje. Sipas postimit të kësaj faqeje, Armela ka bërë aq shumë fotoshop tek pjesa e vitheve, saqë ka shtrembëruar edhe pllakat. Kjo s’i ka pëlqyer bukuroshes zeshkane. Me ironi ajo është përgjigjur përmes Instastory, duke shënuar se tani duhet të mbajë përgjegjësi edhe për nivelin e pllakave. Juve si ju duket? Më poshtë kemi sjellë foton e publikuar nga Armela që të gjykoni vetë./ revistawho.com